• петок, 08 ноември 2024

Moti me diel dhe ftohë me vranësira të vogla deri mesatara lokale

Moti me diel dhe ftohë me vranësira të vogla deri mesatara lokale

Shkup, 30 shtator 2024 (MIA) - Moti deri në fund të ditës do të jetë me diell dhe më ftohtë me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e përforcuar, ndërsa përgjatë Vardarit dhe në pjesën lindor e fortë veriperëndimore (në disa vende mbi 70km/o). Temperatura maksimale do të jetë në intervalin nga 14 deri 23, informojnë nga DPHM-ja. 

Në Shkup, temperatura do të jetë deri 19 gradë.

Nesër dhe të mërkurën moti do të jetë stabil dhe me diell me mëngjese të ftohta. Pasditen e së enjtes, kryesisht në zonat perëndimore do të ketë reshje të kohëpaskohshme shiu.

"Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik ditën e premte, gjatë fundjavës dhe fillimit të javës së ardhshme, në disa vende do të ketë reshje të herëpashershme të shiut, të cilat do të jenë më të shumta, të përcjella me bubullima dhe erë të fortë. Lokalisht do të ketë kushte për shfaqjen e stuhisë", kumtojnë nga DPHM-ja.

 

Foto: Arkivi i MIA-s 

Остани поврзан