• сабота, 05 октомври 2024

Ministri Toshkovski pati takim me maqedonas në Shqipëri

Ministri Toshkovski pati takim me maqedonas në Shqipëri

Tiranë, 4 tetor 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Panço Toshkovski sot në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Tiranë pati takim me maqedonas që jetojnë në Shqipëri.

Në profilin e tij në Fejsbuk, Toshkovski kumtoi se ka pasur takim të përzemërt me ta dhe mundësi që drejtpërdrejtë të njihet me mënyrën e tyre të jetës dhe sfidat dhe problemet me të cilat përballen.

"Më njoftuajn edhe me aktivitetet që i ndërmarrin në drejtim të kultivimit dhe ruajtjes së kulturës dhe identitetit maqedonas. Fuqishëm besoj se bashkësitë maqeodnase jashtë vendit janë pjesë e rëndësishme e identitetit tonë nacional. Dashuria e tyre ndaj atdheut është evidente. Këta njerëz ishin të harruar dhe prandaj mbajtja e kontakteve të afërta me ta është me rëndësi të jashtëzakonshme, ndërkaq unë çdoherë jakm i gatshëm për bashkëpunim dhe mbështetje në kuadër të mundësive të mia. Dera ime çdoherë është e hapur për komunikim dhe veprim të përbashkët, e tëra me qëllim që t'i prëforcojmë lidhjet mes atdheut dhe qytetarëve tanë në diasporë", shkroi Toshkovski në Fejsbuk. 

Ministri thotë se vizitën e punës në Tiranë, ku sot pati takim me minsitrin e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Ervin Hoxha, e shfrytëzoi edhe për t'u takuar me maqedonas që jetojnë në vendin fqinj. ab/

Foto: FB Panpçe Toshkovski

vranec_world_day_2024_300x250

Остани поврзан