• петок, 08 ноември 2024

Ministri Murtezani nënshkroi Marrëveshjen për financimin e IPA 2024 Program vjetor i veprimit

Ministri Murtezani nënshkroi Marrëveshjen për financimin e IPA 2024 Program vjetor i veprimit

Shkup, 2 tetor 2024 (MIA) - Ministri i Çështjeve Evropiane dhe koordinatori Nacional i IPA-s, Orhan Murtezani, sot në mëngjes nënshkroi Marrëveshjen për financimin e IPA-s Program vjetor i veprimit 2024, mes Komisionit Evropian dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.    

Ky program është në shumë totale prej 61.795.000 euro nga të cilat: Ko-financim i BE-së në vlerë prej 58.600.000 euro, ko-financim nacional në shumë prej 2.895.000 euro, të tretët - shfrytëzues të një skeme granti në vlerë prej 300.000 euro, për mbështetjen e sektorëve: shëndetësi, sociale, drejtësi, punëve të brendshme, konkurrencës dhe inovacionit, energjetikës, bujqësisë, zhvillimit lokal dhe rajonal.

Këto mjete financiare, të shpërndara në tre vitet e ardhshme, (duke filluar nga viti 2025), do të dedikohen për zbatimin e suksesshëm të projekteve që kanë rëndësi thelbësore për Integrimin Evropian të vendit dhe përforcimin e kapaciteteve institucionale. fc/

Fotografia: Ministria e Çështjeve Evropiane

Остани поврзан