Minçev-Zhariq-Kovaçeviq: Pëforcimi i bashkëpunimit mes Maqedonisë dhe Serbisë në administratë publike
- Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev ka realizuar takim me ministren e Administratës Publike dhe Pushtetit Lokal të Republikës së Serbisë, Jelena Zhariq-Kovaçeviq, në të cilin kanë biseduar për zonat e bashkëpunimit të drejtuara drejt avancimit të sistemeve të administratës publike në dy vendet.
Shkup, 3 tetor 2024 (MIA) - Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev ka realizuar takim me ministren e Administratës Publike dhe Pushtetit Lokal të Republikës së Serbisë, Jelena Zhariq-Kovaçeviq, në të cilin kanë biseduar për zonat e bashkëpunimit të drejtuara drejt avancimit të sistemeve të administratës publike në dy vendet.
Siç njoftoi Ministria e Administratës Publike, në takim janë theksuar relacionet e shkëlqyera mes shteteve, me ç'rast dy ministrat kanë shprehur përkushtim të përbashkët për thellimin e bashkëpunimit në fushën e qeverisjes dhe reformave administrative.
Në këtë drejtim, dy palët janë dakorduar që në periudhën e ardhshme të nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi, i cili do ta formalizojë shkëmbimin e praktikave më të mira, nismave të përbashkëta dhe ndarjen e ekspertizave në administratën publike.
"Nënshkrimi i këtij memorandumi të bashkëpunimit do të shënojë një kapitull të ri në partneritetin ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Serbisë në fushën e administratës publike, në të njëjtën kohë duke theksuar qëllimin tonë të përbashkët, që është modernizimi i administratës publike dhe promovimin dhe forcimin e proceseve dhe kapaciteteve që dalin prej saj", theksoi ministri Minçev.
Ministrja Zhariq-Kovaçeviq konfirmoi këtë iniciativë, duke theksuar rëndësinë e partneriteteve rajonale në inkurajimin e reformave që do të përmirësojnë ofrimin e shërbimeve publike për qytetarët në të dy vendet.
“Të dy ministritë do të angazhohen që përmes konsultimeve dhe takimeve të rregullta të punojnë në procese specifike që do të kontribuojnë në zbatimin efektiv të reformave në administratën publike dhe që do të jenë pjesë e memorandumit të bashkëpunimit”, thuhet në komunikatë. mb/
Foto: Ministria e Administratës Publike