MIA Flesh
- Bruksel - Sistemi për hyrje dhe dalje (EES) i BE-së nuk vendos kurrfarë kërkesa në lidhje me qëndrimin e shkurtër në zonën e Shengenit, deklaroi sot zëdhënësi i Komisionit Evropian për punë të brendshme Markus Lamert në lidhje me pohimet e shoqatës së transportuesve nga Ballkani Perëndimor se EES "në thelb i lë punëtorët dhe shoferët e tyre pa punë", për shkak të bllokadave të paralajmëruara se vendkalimeve kufitare mes vendeve ballkanike dhe zonës së Shengenit për më 26 janar.
18:00/ 19 janar/ 2026
Shkup - Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani, po merr pjesë në konferencën rajonale triditore "Nga korniza në veprim: Ndërtimi i shërbimeve sociale më të forta, më gjithëpërfshirëse dhe të integruara" në Bukuresht, Rumani. Konferenca, siç informon Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, i unifikoi politikëbërësit qeveritarë në nivel evropian, përfaqësuesit e Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë, akademikët dhe ekspertët e politikave sociale, me qëllim shkëmbimin e përvojave dhe përparimin e shërbimeve sociale.
Bruksel - Liderët e vendeve anëtare të BE-së do të mblidhen për një samit të jashtëzakonshëm të enjten për të biseduar për përgjigjen e Evropës për kërcënimet e SHBA-së për tarifa të reja doganore dhe marrjen e Grenlandës. Samiti do të mbahet në Bruksel me fillin në orën 19:00. Zëdhënësi i Komisionit Olof Gill, deklaroi se BE-ja po përpiqet të shmangë përshkallëzimin, të shmangë vendosjen e tarifave, të cilat nuk janë të mira për askënd.
Bruksel - Sistemi për hyrje dhe dalje (EES) i BE-së nuk vendos kurrfarë kërkesa në lidhje me qëndrimin e shkurtër në zonën e Shengenit, deklaroi sot zëdhënësi i Komisionit Evropian për punë të brendshme Markus Lamert në lidhje me pohimet e shoqatës së transportuesve nga Ballkani Perëndimor se EES "në thelb i lë punëtorët dhe shoferët e tyre pa punë", për shkak të bllokadave të paralajmëruara se vendkalimeve kufitare mes vendeve ballkanike dhe zonës së Shengenit për më 26 janar.
Bruksel - Në rrjedhë janë konsultimet intensive mes liderëve të BE-së lidhur me Grenlandën, ndërsa edhe kreu i Këshillit të Evropës, Antonio Koshta e paralajmëroi mundësinë për Samit të jashtëzakonshëm këtë javë, në mënyrë që të bisedohet për këtë temë, deklaroi sot zëvendës-zëdhënësi kryesor i Komisionit evropian, Olof Gil.
Kopenhagë - Përfaqësues zyrtarë danezë nuk do të marrin pjesë në Forumin ekonomik botëror në Davos për shkak të thellimit të kontestit rreth Grenlandës, kumtoi agjencia amerikane Bllumberg. "Mund të konfirmojmë se Qeveria e Danimarkës nuk do të përfaqësohet në Davos", deklaroi organizuesi i Forumit për Bllumberg.
Davos - Kancelari gjerman, Fridrih Merc deklaroi se do të tentojë të takohet me Donald Trampin në Forumin ekonomik botëror në Davos të mërkurën dhe do të tentojë t'i deeskalojë tensionet tregtare të shkaktuara nga paralajmërimet e presidentit amerikan për Grenlandën. Merc sot tha se Gjermania dhe vendet e tjera evropiane u dakorduan "se dëshirojmë të evitojmë çfarëdo lloj eskalimi në atë kontest, nëse fare është e mundur".
Davos - Ministri iranian i punëve të jashtme, Abas Aragçi nuk do të marrë pjesë në Forumin botëror ekonomik në Davos për shkak të shtypjes së protestuesve në Republikës Islamike, kumtuan organizatorët. "Edhe pse ftesa e tij ishte dërguar vjeshtën e kaluar, duke e marrë parasysh humbjen tragjike të jetëve në Iran javën e kaluar, qeveria në Teheran nuk mund të prezantohet në forum", shënoi SEF në X. Pritej që Aragçi të marrë pjesë në një ngjarje të caktuar për nesër.