• среда, 21 јануари 2026

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/20 janar/2026

Shkup  – Qytetarët nga Kuvendi presin që t’i fuqizojë debatin mbikëqyrës dhe kontrollin mbi punën e Qeverisë, theksoi sot kryetari i parlamentit, Afrim Gashi, i cili mori pjesë në debatin për mbikëqyrjen dhe kontrollin parlamentar në Maqedoninë e Veriut përgjatë prizmit të kapacitetit mbikëqyrës të Kuvendit, që organizohet në bashkëpunim me programin parlamentar për mbështetje dhe NDI-në.  Debati, në të cilin morën pjesë edhe koordinatorët e grupeve parlamentare dhe deputetë, pas prezantimit të hulumtimit për mbikëqyrjen dhe kontrollin parlamentar të profesorit inordinar në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë”, Denis Preshova, e hapi dilemën për zbatimin dhe efikasitetin e Rregullores së re për punën e Kuvendit. 

Shkup - Shefi i Shtatmadhorisë së Armatës së Republikës së Maqedonisë Veriore, gjeneral-majori Sashko Lafçiski, nesër dhe pasnesër do të merr pjesë në takimin e rregullt të Komitetit ushtarak të NATO-s në format të shefave të shtatmadhorive të vendeve anëtare të NATO-s dhe partnerët. Siç thuhet në kumtesën e Shtatmadhorisë së Armatës, në takimin, me të cilin do të kryesojë kryetari i Komitetit ushtarak të NATO-s, admirali Xhuzepe Kavo Dragone, do të marrin pjesë shefat e shtatmadhorive të 32-të vendeve anëtare të NATO-s, komandanti i Komandës aleate supreme për Evropë (SACEUR), gjenerali Aleksis G. Grinkeviç dhe komandanti i Komandës aleate supreme për transformim (SACT), admirali Pjer Vandie. Shefat e shtatmadhorive të vendeve aleate do të takohen edhe me përfaqësues të partnerëve indo-paqesorë të NATO-s, Gjeorgjisë dhe Ukrainës.

Shkup - Në mbledhjen e sotme të Këshillit të prokurorëve publik, Anel Fidoski u zgjodh prokuror publik i Prokurorisë themelore publike Shkup. Krahas Fidoskit, për funksionin konkurruan edhe prokurori i deritanishëm publik Gavrill Bubevski, si dhe Tanja Trajçevska, Dejan Petreski dhe Spaesnka Andonova. Pas votimit, Fidoski mori mbështetjen më të madhe nga anëtarët e Këshillit dhe me shtatë vota "për" u zgjidh shef i ri i PTHP SHkup. Bubevski mori pesë vota "për", Trajçevska dhe Andonova nga një votë "për", ndërsa Petreski nuk mori asnjë votë "për". Njëherit, me 10 vota "për" Besir Aliu u zgjodh prokuror në Prokurorinë themelore publike Tetovë. 

Shkup - Rezultatet janë të qarta, Anel Fidovski mori shtatë vota "për" dhe ne do ta mbështesim, theksoi kryetari i Këshillit të prokurorëve publik, Bashkim Besimi, pas mbledhjes së sotme të Këshillit të prokurorëve publik, ku Fidovski u zgjodh prokuror publik i Prokurorisë themelore publike Shkup. "Rezultatet janë të qarta, mori shtatë vota. Në intervistë tregoi rezultate të mira dhe disa nga anëtarët vlerësuan se duhet t'i jepet mundësia. Dhe do t'ia japim", deklaroi Besimi. Lidhur me votën "e përmbajtur" që ai e dha për Bubevskin, Beismi sqaroi se mënyra e këtillë e të deklaruarit është e zakonshme në Këshill edhe pse në kornizën ligjore nuk është definuar saktësisht.

Shkup - Në Klinikën universitare për sëmundje të fëmijëve janë hospitalizuar rreth 20 fëmijë me simptoma të infeksioneve akute virale të llojit të gripit dhe sëmundjeve të ngjashme me gripin nga të cilët numri më i madh është influencë e izoluar A. Ka disa raste deri në 23 muaj në të cilët është virus i izoluar respirator sincicial dhe një numër më i vogël pacientësh me rinovirus të provuar enterovirus, tha për MIA-n pulmologia pediatre, Vesna Micevska. Pacientët, theksoi mjekja janë deri në 14 vjeç ku shumica janë deri në pesë vjeç.

Shkup - Në Komisionin kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve sot filluan intervistat e kandidatëve të paraqitur për zgjedhje të anëtarëve të Komisionit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi (KPMD). Për përbërjen e re të KPMD-së janë paraqitur gjithsej 14 kandidatë. Anëtari aktual i KPMD-së, Limko Bejzaroski theksoi se ka vendosur të kandidojë për mandat të ri për shkak të, siç tha, rezultatit që e ka treguar në mandatin e deritanishëm pesëvjeçar. Bejzarkoski potencoi se të gjithë së bashku duhet të përpiqemi ta mposhtim dukurinë e diskriminimit.

Shkup - Në Klinikën Universitare për Sëmundje Respiratore të Fëmijëve në Kozle aktualisht 70-të fëmijë janë shtruar në spital, nga të cilët 10-të janë në mbështetje të oksigjenit. Në spital janë shtruar edhe 15-të fëmijë te të cilët është konfirmuar virusi i gripit nga tipi A dhe kanë komplikime, deklaroi për MIA-n drejtoresha e Klinikës, prof.dr. Katerina Boshkovska. Ajo theksoi se në Klinikë në bazë ditore bëhen ekzaminimet e 150 deri 200 fëmijëve. Ajo sqaroi se simptomat e gripit zakonisht fillojnë me temepraturë të rritur, dhimbje në fyt, dhimbje të muskujve dhe kyçeve, rrjedhje nga hunda dhe kollë e thatë.

Shkup  – Karburantet prej sonte në mesnatë shtrenjtohen për 1,5 deri dy denarë për një litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime Ujore dhe Shërbime për Menaxhim me Mbeturina Komunale (KRRE). Me vendimin bëhet rritje e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës në mesatare për 2,46 për qind.  Në përputhje me vendimin e KRRE-së, çmimet me pakicë të benzinave "eurosuper BS-95" dhe "eurosuper BS-98" dhe të vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) rriten për 1,50 denarë për litër, ndërsa çmimi i "eurodizel" (D-E V) rritet për dy denarë për litër. Kështu, çmimi i ri me pakicë i EUROSUPER BS - 95 është 72 denarë për litër, Eurosuper BS - 98 do të shitet për 74, EURODIZEL BS (D-E V) për 66,5, dhe vajit ekstra të lehtë për përdorim në amvisëri (EL-1) për 66 denarë për litër.

Shkup - Shpenzimet minimale mujore të një familje katër anëtarëshe në janar arrijnë 66.413 denarë dhe janë rritur për 921 denarë krahasuar me dhjetorin, tregojnë të dhënat e Federatës së Sindikatave të Maqedonisë. Nëse një familje me katër anëtarë jeton në një banesë me qira prej 60 metra katrorë, shpenzimet minimale arrijnë në 81.788 denarë. Nga shpenzimet e përgjithshme minimale mujore, 24.211 kanë qenë të nevojshme për ushqim dhe pije, ndërsa për përmbushjen e shpenzimeve minimale të përgjithshme 6.338 denarë. Për shkak të kostos së rritur të jetesës, LSM kërkon rritje të pagës minimale në 600 euro dhe gjitha pagave të tjera, me çka periudhën në vazhdim paralajmëron protesta.

Shtip  – Në Gjykatën Themelore të Shtipit sot vazhdoi procesi gjyqësor për katër shtetas turq të cilët u akuzuan se ndihmonin në kryerjen e veprës penale vrasje në një kafene në sheshin e qytetit “Slloboda” në maj të vitit 2025 në Shtip.  I dyshuari i parë Kadir Kara, i cili e pranoi veprën dhe të cilit i ishte shqyrtuar dënimi me burg prej 17 vjet sot në gjykatë ishte në cilësinë e dëshmitarit. Ai në deklaratën e tij theksoi se nuk është njohur me dy nga tani të akuzuarit, përderisa me dy të tjerët njihej. 

Jerusalem  - Me ftesë të kryetarit të Grupit të Miqësisë Izrael-Maqedonia e Veriut, Hamad Amar, Delegacioni i Grupit Parlamentar të Kuvendit për Bashkëpunim me Parlamentin e Shtetit të Izraelit ndodhet për vizitë kthimi në Izrael nga 18 deri më 22 janar. Delegacioni udhëhiqet nga deputetja Rashella Mizrahi, kryetare e Grupit të Bashkëpunimit, ndërsa në përbërjen e tij janë deputetët: Vesna Bendevska, nënkryetare e Kuvendit, Lupço Prenxhov dhe Musa Xhaferi, anëtarë të Grupit, dhe Nikolla Micevski, koordinator i Grupit Parlamentar të VMRO-DPMNE-së. 

Stamboll  - Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan sot u takua me ish yllin të NBA-së - Shekil O'Nil në Qendrën për zhvillim të basketbollit "Turksell" në Stamboll. Në ngjarjen, të dy kanë luajtur basketboll, janë shoqëruar me sportistë të rinj dhe kanë dhënë autograme në topa të basketbollit, njoftoi Anadolia. Në ngjarjen kanë marrë pjesë edhe ministri turk i Punës dhe Politikës Sociale, Vedat Ishihan, ministri i Rinisë dhe Sportit, Osman Askan Bak, drejtori i Shërbimit turk të zbulimit (MIT), Ibrahim Kalin, kryetari i Federatës turke të basketbollit (TBF), Hidaet Turkogllu, i cili 15 vjet ka luajtur në NBA, si dhe djali e presidentit, Bilall Erdogan.

Sofje – Dorëheqja e presidentit bullgar Rumen Radev është dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese dhe shefi i shtetit është duke pritur prononcimin e saj, konfirmuan për BTA nga Sekretariati për shtyp i presidentit. Radevi e kumtoi vendimin e tij dje në një fjalim drejtuar popullit bullgar ku bëri të ditur se kjo është hera e fundit që u drejtohet qytetarëve si president i vendit. Sipas nenit 97 të Kushtetutës, një nga mundësitë për përfundimin e parakohshëm të mandatit të presidentit dhe zëvendëspresidentit është paraqitja e dorëheqjes në Gjykatën Kushtetuese. Pas paraqitjes së dorëheqjes, kompetencat e tij pushojnë me përcaktimin e rrethanave nga ana e Gjykatës. Sipas ligjit themelor, kur shefi i shtetit jep dorëheqje, zëvendëspresidenti merr detyrën e presidentit deri në fund të mandatit. Zëvendëspresidente e Bullgarisë për momentin është Iliana Jotova.

Bruksel – Eurodeputetët sot mbështetën me shumicë votash kërkesën e Komisionit Evropian për të miratuar pakon financiare të BE-së për të mbështetur Ukrainën sipas një procedure të shkurtër legjislative. Sipas këtij vendimi, Parlamenti Evropian në seancën e ardhshme plenare do të duhet të votojë për propozimin për të shpërndarë kredinë prej 90 miliardë euro për të mbështetur Ukrainën. Propozimi parashikon që BE-ja t'i ofrojë Ukrainës një kredi prej 90 miliardë euro përmes huamarrjes së përbashkët nga Unioni në tregjet e kapitalit.

 Kiev - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski deklaroi se do të udhëtojë për në Davos vetëm nëse atje janë gati për nënshkimin e dokumenteve mbi garancitë e sigurisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe planin për prosperitetin e Ukrainës. Zelenski, i cili pritej të merrte pjesë sot në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, bëri të ditur se qëndroi në Kiev për të ndihmuar në përballimin e pasojave të sulmeve masive ajrore ruse gjatë natës. Sulmet shkaktuan dëme serioze në infrastrukturë, duke lënë rreth gjysmën e ndërtesave të banimit të kryeqytetit pa ngrohje. 

Остани поврзан