• петок, 08 ноември 2024

Mark Rute zyrtarisht do ta ndërmerr detyrën sekretar i përgjithshëm i NATO-s

Mark Rute zyrtarisht do ta ndërmerr detyrën sekretar i përgjithshëm i NATO-s

Bruksel, 1 tetor 2024 (MIA) - Me ceremoni solemne në selinë e NATO-s në Bruksel, sot do të mbahet pranim-dorëzimi i detyrës sekretar i përgjithshëm i Aleancës mes ushtruesit të detyrës në këtë funksion, Jens Stlenberg dhe pasardhësit të tij, Mark Rute.

Me mbajtjen e ceremonisë, ish kryeministri holandez Rute edhe zyrtarisht do ta ndërmerr detyrën sekretar i përgjithshëm i NATO-s me mandat prej pesë viteve.

Ceremonia do të fillojë me vendosjen e kuroreve të Stoltenbergur dhe Rutes në përmendoren në selinë e NATO-s, pas çka do të mbahet pranim-dorëzimi zyrtar i detyrës dhe fjalimi i tyre deri te personeli i Aleancës.

Rute zyrtarisht është zgjedhur për sekretar të ri të përgjithshëm të NATO-s nga ana e Këshillit veriatlantik më 26 qershor të këtij viti, pasi paraprakisht ka marrë përkrahje nga shumica e anëtarëve të Aleancës, duke përfshirë edhe SHBA-në, Gjermaninë, Francën dhe Brianinë e Madhe.

Ndryshe, krahas Rutes, në garë për trashëgimtar të Stoltenbergut ishte edhe presidenti rumun, Klaus Johanis, por ai e ka tërhequr kandidaturën e tij që para mbledhjes së Këshillit veriatlantik.

Si sfida, me të cilat do të përballet Rute në mandatin e tij, theksohen kthimi i mundshëm i ish-presidentit amerikan, Donald Tramp në Shtëpinë e Bardhë, orientimi i pritur gradual i Uashingtonit drejt Azisë, pavarësisht se kush do të fitojë zgjedhjet presidenciale në nëntor, lufta në Ukrainë dhe anëtarësimi i mundshëm i saj në NATO, kërcënimi rus në periudhën e ardhshme, përforcimi i mbrojtjes kundërajrore të Aleancës, rritja e investimeve në mbrojtje nga vendet anëtare dhe ballafaqimi me ndikimin global në rritje të Kinës. bsh/

Foto: Iks

Остани поврзан