• петок, 08 ноември 2024

Kryetari i BDI-së Ahmeti në takim me ambasadorin francez Rigoler

Kryetari i BDI-së Ahmeti në takim me ambasadorin francez Rigoler

Shkup, 30 shtator 2024 (MIA) - Në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, sot Ali Ahmeti, zhvilloi takim pune me ambasadorin e Francës, Kristof Le Rigoler, me ç'rast kanë biseduar për ër shqetësimet për largimin e vendit nga integrimi evropian dhe mbajtja e konferencës së dytë ndërqeveritare me Bashkimin Evropian. 

Ahmeti, siç njofton BDI-ja e ka uruar ambasadorin Le Rigoleur për detyrën e re duke e siguruar atë për vazhdimësinë e marrëdhënieve të shkëlqyera me Francën.

Ahmeti e falenderoi ambasadorin për gjithë mbështetjen e Francës për të ardhmën europiane të vendit tonë si dhe ndihmën e Parisit në arritjen e marrëveshjes me Bullgarinë. 

"Përkundër të gjitha stagnimeve dhe padrejtësive tjera, bllokimi i rrugës dhe të ardhmës europiane është i papranueshëm dhe alarmues. BDI mbetet tërësisht e përkushtuar për të vazhduar rrugën europiane dhe këtë kryeprioritet nuk do ta largojë nga agjenda gjer në realizim përfundimtar. Gjithashtu, sundimi i ligjit nuk arrihet dot me gjueti politike shtrigash, por vetëm me veting të gjithëpërfshirë të politikanëve, gjykatësve, prokurorëve, oligarkëve dhe gjithë procesit të privatizimit. Legjitimiteti ndëretnik që rrjedh nga zgjedhje demokratike është themel i stabilitetit të vendit dhe të marrëdhënieve midis etnive në vend, prandaj dhe duhet respektuar dhe zbatuar", theksoi Ahmeti në takim. mb/

Остани поврзан