• сабота, 06 декември 2025

Katari: Armëpushimi në Gazë është i mundur vetëm me tërheqjen e plotë të forcave izraelite

Katari: Armëpushimi në Gazë është i mundur vetëm me tërheqjen e plotë të forcave izraelite

 Doha, 6 dhjetor 2025 (MIA) - Armëpushimi në Rripin e Gazës nuk mund të konsiderohet i plotë pa "tërheqjen e plotë" të forcave izraelite nga territori palestinez, deklaroi kryeministri i Katarit, vendi i të cilit po ndërmjetëson në përpjekjet për stabilizim.

 "Nuk mund të flasim për një armëpushim të plotë derisa forcat izraelite të tërhiqen dhe derisa nuk vendoset stabilitet në Gazë", deklaroi kryeministri i Katarit, sheih Mohamed Al Thani, në një konferencë në Doha.

 Ministri turk i Punëve të Jashtme Hakan Fidan, i cili merr pjesë në "Forumin e Dohas", tha se negociatat për forcat ndërkombëtare të stabilizimit të parashikuar në planin e paqes të presidentit amerikan Donald Tramp janë ende duke vazhduar.

 Sipas Fidanit,  shqyrtohen mandati dhe rregullat e funksionimit të forcës, qëllimi kryesor i së cilës duhet të jetë ndarja e izraelitëve dhe palestinezëve përgjatë kufirit.

 Foto: Arkivi

 

Остани поврзан