• недела, 06 октомври 2024

Javën e ardhshme do të dihet nëse ka pasur lëshime gjatë lindjes së lehonës nga Kumanova, i porsalinduri është ende në respirator

Javën e ardhshme do të dihet nëse ka pasur lëshime gjatë lindjes së lehonës nga Kumanova, i porsalinduri është ende në respirator

Shkup, 4 tetor 2024 (MIA) - Nevojiten tetë ditë për plotësimin e gjithë dokumentacionit nga ekspertiza, e cila duhet të konstatojë nëse ka pasur lëshime gjatë lindjes së lehonës 31-vjeçarenë spitalin e Kumanovës. I porsalinduri është ende në respirator në Klinikën e Fëmijëve në Shkup dhe ekzaminimet neurologjike janë në vazhdim. 

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, megjithëse paralajmëroi se raporti mund të pritet sot, në konferencën e sotme për shtyp në të cilën kishte llogaridhënie për punën e 100 ditëve të para të Qeverisë, tha se kjo do të jetë më së voni deri të martën ose të mërkurën javën e ardhshme.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ai theksoi se protokollet me të cilat punohet në spitalet gjinekologjike janë rinovruar, por edhe se në përpunim janë të reja për veprim me pacientët, si për punën e gjinekologjisë ashtu edhe për të gjitha spitalet.

"Nevojiten tetë ditë për të plotësuar të gjithë dokumentacionin për të thënë përfundimisht se ka apo nuk ka pasur një gabim mjekësor. Protokollet janë përditësuar dhe aktualisht jemi duke përgatitur të reja për të gjithë, jo vetëm për Gjinekologji, të cilat do të publikohen në fillim të nëntorit ose gjatë nëntorit", tha Taravari.

Drejtori i Klinikës për sëmundje të fëmijëve në Shkup, Rexhep Memedi theksoi se i porsalinduri është ende në respirator, pasi ka shfaqur simptomatologji neurologjike në aspektin e konfuzionit, ngërçet.

"Hetimet e mëtejshme në lidhje me incizimet neurologjike të sistemit nervor qendror dhe sistemeve të tjera janë në vijim. Është ende herët për të parashikuar pasojat. Sipas vlerësimeve tona, mendoj se truri është mjaft i dëmtuar, pas atyre manifestimeve, por është ende herët për të vlerësuar sa dhe deri në çfarë mase", tha sot Memedi.

 

I porsalinduri, sipas tij, është pritur me asfiksi të rëndë, me vlerësime shumë të ulëta të lindjes, pa rrahje zemre dhe pa frymëmarrje. Ai është animuar në Spitalin e Kumanovës dhe në Klinikën e Fëmijëve ka mbërritur në gjendje të rëndë, kritike të përgjithshme, i vendosur në aparatin respirator.

Në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës më 1 tetor, Inspektorati Sanitar dhe Shëndetësor Shtetëror ka kryer kontroll të jashtëzakonshëm për rastin e lehonës së ndjerë. Nga vëzhgimet rezultoi se lehona gjatë lindjes ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe kontrollohej rregullisht nga gjinekologu amë. ls/

Foto: MIA

vranec_world_day_2024_300x250

Остани поврзан