ITSHKSH vetëm jashtë ndikimeve politike e ruan pastërtinë etike të tij
- Metju Flanes, Këshilltar politik në Ambasadën Amerikane në Shkup ka vizituar sot Institutin e Trahëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, me ç’rast drejtori Prof. dr.. Skender Asani e informoi diplomatin amerikan me veprimtaritë që ka zhvilluar dhe do të zhvillojë në të ardhmen ky Institut si dhe me impaktin që ka puna kërkimore-shkencore në krijimin e ambientit për një shoqëri të lirë e pa paragjykime.
Shkup, 3 korrik 2024
Metju Flanes, Këshilltar politik në Ambasadën Amerikane në Shkup ka vizituar sot Institutin e Trahëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, me ç’rast drejtori Prof. dr.. Skender Asani e informoi diplomatin amerikan me veprimtaritë që ka zhvilluar dhe do të zhvillojë në të ardhmen ky Institut si dhe me impaktin që ka puna kërkimore-shkencore në krijimin e ambientit për një shoqëri të lirë e pa paragjykime.
Konferencat shkencore, vizita studimore jashtë, hulumtimet individuale dhe grupore të studiusve, botimet dhe promovimet e librave paraqesin, sipas Asanit, gamën e gjerë të angazhimeve e prioriteteve që ITSHKSH i ka vënë vetes si obligim shkencor e kulturor.
Pas elaborimti të detajuar të profilit të Institutit, përfshi të gjitha gjitha deparatmentet, drejtori Asani, u shpreh se ITSHKSH është ndër institucionet e rralla shkencore që ka arritur me suksest të tejkalojë çdo sfidë që i ka dalur përpara, përfshi edhe ndikimin politik nga jashtë.
Duke i ikur këtij ndikimi ky Institut ka ruajtur pastërtinë etike dhe drejtpeshimin shkencor e qytetar, vuri në dukje Asani, i cili kërkoi që edhe në të ardhmen ITSHKSH të kursehet nga çfarëdo lloj ndikimi apo shantazhi politik, për çka edhe diplomati amerikan z. Flanes u pajtua, duke shtuar se Ambasada Amerikane e ndjek punën e ITSHKSH dhe është e kënaqur me të arriturat dhe me vizionin për të ardhmen.
Instituti i Trahëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve
______________________________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.
Fotografia: Instituti i Trahëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve