• петок, 08 ноември 2024

IDF kumtoi se ka filluar operacion "të kufizuar" tokësor në Liban

IDF kumtoi se ka filluar operacion

Tel Aviv, 1 tetor 2024 (MIA) - Armata izraelite kumtoi se ka filluar operacion "të kufizuar dhe të lokalizuar" tokësor kundër Hezbollahut në Libanin jugor, njoftoi DPA.

Forcat mbrojtëse izraelite (IDF) kanë filluar "sulme të shënjestruara tokësore në bazë të informatave të sakta zbuluese", kumtoi armata në rrjetin social X.

"Shënjestrat gjenden në fshtrat në afërsi të kufirit dhe paraqesin kërcënim të drejtpërdrjetë për banorët në Izraelin verior", thuhet në tekst.

Forcat tokësore janë përkrahur nga forcat ajrore, të cilat relaizojnë "goditje të sakta" ndaj objektivave ushtarake në rajon.

Teksti u publikua në X, pasi disa orë më herët zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Methju Miler tha se Izraeli e ka njoftuar Uashingtonin për kryerjen e operacioneve të kufizuara tokësore në Liban. bsh/

Foto: MIA arkiv

Остани поврзан