• недела, 06 октомври 2024

IDF jep urdhër për evakuimin e 35 zonave në Libanin jugor

IDF jep urdhër për evakuimin e 35 zonave në Libanin jugor

Bejrut, 4 tetor 2024 (MIA) - Armata izraelite bëri thirrje për evakuim urgjent të banorëve në më shumë se 30 fshatra në jug të Libanit. 

Zëdhënësi i forcave izraelite të mbrojtjes u tha që t'i lëshonin shtëpitë e tyre "menjëherë" dhe "të drejtohen në veri të lumit Avali". 

"Çdokush i cili është në afërsi të elementeve, infrastrukturës dhe pajisjeve luftarake të Hezbollahut, vë në rrezik jetën e tij", ka shkruar Aviçai Adri në postimin në "X", duke shtuar se "çdo lëvizje drejt jugut mund të çojë deri në rrezik". qa/

Foto: arkivi i MIA-s

Тагови

vranec_world_day_2024_300x250

Остани поврзан