• петок, 08 ноември 2024

Gerapetritis: Me rëndësi është BE-ja të mbetet stabile, ndërsa stabiliteti vjen me zgjerimin

Gerapetritis: Me rëndësi është BE-ja të mbetet stabile, ndërsa stabiliteti vjen me zgjerimin

Athinë, 1 tetor 2024 (MIA) - Evropa më e madhe është Evropë më e fuqishme, porositi shefi i diplomacisë greke, Jorgos Gerapetritis gjatë arritjes në Samitin ministror të Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor dhe theksoi se BE-ja në kohë të dy luftërave dhe sfidave të mëdha me rëndësi është të mbetet stabile, ndërsa stabiliteti vjen me zgjerimin, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Para fillimit të takimit në të cilin temë kryesore është integrimi i rajonit në BE, shefi i diplomacisë greke theksoi se "me rëndësi është Ballkani Perëndimor të mbetet në rrugën e vërtetë për perspektivën e vet evropiane".

"Me rëndësi është t'u jepet vizion njerëzve nga Ballkani Perëndimor, me qëllim që të përshpejtohet ky proces, që filloi me nismë greke para 21 viteve, në Selanik dhe ne tërësisht e mbështesim. Ballkani Perëndimor duhet t'i përmbushë kriteret e vendosura, posaçërisht miratimin e plotë të legjislaturës evropiane dhe të drejtës ndërkombëtare. Është shumë me rëndësi, me rëndësi jetësore për Bashkimin Evropian, në jehonën e dy luftërave dhe sfidave të mëdha në rajonin tonë dhe më gjerë në botë, të qëndrojmë stabil. Ndërsa stabiliteti vjen me zgjerimin. Evropa më e madhe është Evropë më e fuqishme", porositi Gerapetritis. ab/

Foto: Ministria e Punëve të jashtme e Greqisë

Остани поврзан