Dy të vdekur dhe mbi njëqind të lënduar në tajfunin "Kraton" në Tajvan
- – Tajfuni i fuqishëm “Kraton” e goditi Tajvanin, me çka humbën jetën dy persona, ndërsa më shumë se 100 janë lënduar, njoftuan sot mediat lokale.
Taipei, 3 tetor 2024 (MIA) – Tajfuni i fuqishëm “Kraton” e goditi Tajvanin, me çka humbën jetën dy persona, ndërsa më shumë se 100 janë lënduar, njoftuan sot mediat lokale.
Tajfuni solli erë të fuqishme dhe shi, duke i detyruar autoritetet që t’i mbyllin shkollat dhe zyrat në të gjitha qytetet dhe qarqet dy ditë me radhë, njoftoi ueb-faqja “Fokus Tajvan”.
Dy persona humbën jetën, ndërsa 102 janë lënduar, përderisa dy konsiderohen si të zhdukur, deklaroi një përfaqësues zyrtar nga Tajvani.
“Për shkak të erërave dhe reshjeve të fuqishme, 58.109 amvisëri përkohësisht mbetën pa rrymë, furnizimi më vonë ishte ripërtërirë, por 3.490 shtëpi ende janë pa rrymë”, njoftoi Ministria e Ekonomisë.
Operatori i aeroportit ndërkombëtar të Tajvanit Taojuan njoftoi se deri më tani janë anuluar më shumë se 200 fluturime.
Bizneset private, duke përfshirë edhe bursën e Tajvanit, mbetën të mbyllura.
Në disa pjesë të Tajvanit janë vërejtur edhe rrëshqitje të dheut, që e dëmtojnë komunikacionin dhe i bllokojnë rrugët. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s