• сабота, 05 октомври 2024

Do të kryhet ekspertizë trafiko-teknike për të përcaktuar shkaqet e aksidentit në rrugën Prilep- Manastir, si dhe autopsi e të vdekurve

Do të kryhet ekspertizë trafiko-teknike për të përcaktuar shkaqet e aksidentit në rrugën Prilep- Manastir, si dhe autopsi e të vdekurve

Shkup, 3 tetor 2024 (MIA) - Një prokuror publik kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike Prilep, në vendngjarje ka kryer inspektim të aksidentit të rëndë të trafikut në rrugën Prilep- Manastir në të cilin mëngjesin e sotëm kanë humbur jetën tre persona, ndërsa një është lënduar. 

Sipas informacioneve fillestare, siç kumtuan nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut, aksidenti ka ndodhur gjatë përplasjes së automjetit të udhëtarëve “Tojota” me targa të Prilepit dhe kamionit “Volvo” me targa të Shkupit. Shkaqet e aksidentit po përcaktohen.

"Prokurori publik ka lëshuar urdhër për autopsi të trupave të të vdekurve, të gjithë udhëtarët në automjet, si dhe për ekzaminimin e mostrave të gjakut dhe urinës nga shoferi i kamionit. Është urdhëruar edhe ekspertiza trafiko-teknike për të përcaktuar shkaqet, sqarohet në kumtesën. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

vranec_world_day_2024_300x250

Остани поврзан