• недела, 06 октомври 2024

Dhimbje dhe ngushëllime për viktimat në aksidentin e trafikut, prokuroria e Prilepit urdhëron autopsi

Dhimbje dhe ngushëllime për viktimat në aksidentin e trafikut, prokuroria e Prilepit urdhëron autopsi

Prilep, 3 tetor 2024 (MIA) - Prilepi ëshë tronditur thellë nga tragjedia e madhe në të cilën humbën jetën tre bashkëqytetarët e tyre, personeli mjekësor: Aleksandar Risteski, radiolog specialist, gjinekologu Nikolla Vasilevski dhe teknologia radiologjike Fançe Jovanoska. 

Me ngushëllime për familjet për jetët e humbura dhe profesionistët e lartë, në faqen e saj të Fejsbukut ka njoftuar edhe Spitali "Pllodnost" nga Manastiri ku kanë punuar viktimat.  

“I shprehim ngushëllimet më të thella familjeve të kolegëve tanë për humbjen e parakohshme të anëtarëve të tyre të familjes. Secili prej tyre kishte vendin e vet të veçantë në spitalin tonë dhe në zemrat tona. Dr. Aleksandar Risteski ishte një brend më i mirë për radiologjinë e Maqedonisë, por edhe në mbarë botën. Krahu i djathtë dhe bashkëpunëtorja e tij, teknologia radiologjike Fançe Jovanoska, ishte pjesë e pandashme e Departamentit të diagnostikimit me rreze X. Spec. gjinekologu Dr. Nikolla Vasileski prej vitesh ishte pjesë e ekipit gjinekologjik të mjekëve në spitalin tonë. Në mënyrë dinjitoze spitali “Plodnost” denjësisht do t’i kujtojë gjithmonë veprat e tyre, por edhe buzëqeshjen, fjalët e ngrohta dhe zemrat e hapura gjithmonë për pacientët dhe kolegët. Kontributi i tyre do të mbahet mend përgjithmonë dhe do të gdhendet në historinë e mjekësisë, por më së shumti në analet e historisë së Spitalit 'Plodnost'”, tha dr. Tashe Tërpçevski, menaxher dhe drejtor i spitalit "Pllodnost". Me një ngjarje komemorative, Spitali "Pllodnost" do të nderojë kolegët e vdekur tragjikisht", thuhet në njoftimin e Spitalit në faqen në Fejsbuk. 

Aksidenti i rëndë në të cilin humbën jetën tre mjekët ndodhi 15-të minuta para orës 8-të të mëngjesit të sotëm gjatë një përplasje të drejtpërdrejtë mes automjetit “Tojota” me targa të Prilepit në të cilin ndodheshin tre mjekët dhe një kamioni me targa të Shkupit  në magjistralen Prilep-Manastir në dalje të qytetit në fshatin Lagovë. Gjatë përplasjes ka shpërthyer zjarrë të cilin zjarrfikësit e Prilepit e kanë shuar me pesë automjete dhe 12 zjarrfikës. Në aksident u lëndua shoferi i kamionit i cili ishte dërguar në spitalin e Prilepit. 

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka bërë Prokurori publik. Nga Prokuroria publike njoftojnë se ende nuk dihen arsyet e aksidentit, urdhërohet për autopsi, ndërsa do të ekzaminohen mostrat e gjakut dhe urinës nga shoferi i kamionit.

Sipas hetimeve fillestare, aksidenti ka ndodhur mes një automjeti të tipit "Tojota" me targa të Prilepit dhe kamionit "Volvo" me targa të Shkupit. Arsyet e aksidentit janë në hetim. Prokurori publik ka lëshuar urdhër për autopsinë e trupave të të ndjerëve, të gjithë pasagjerëve në automjet, si dhe për ekzaminimin e mostrave të gjakut dhe urinës nga shoferi i kamionit. Urdhërohet gjithashtu ekspertizë trafiko-teknike për të përcaktuar shkaqet, njoftojnë nga Prokuroria publike. qa/

Foto: MIA dhe faqja në Fejsbuk e "spitalit Pllodnost"

 

 

vranec_world_day_2024_300x250

Остани поврзан