Despotovski: Nuk janë të sakta informatat se jam arrestuar
- Ish-drejtori i ZZHTI-së, Jovan Despotovski sot pasdite demantoi se është arrestuar, pasi që disa mediume kumtuan se ai është arrestuar lidhur me rastin me mashtrimin e përfolur prej dy milionë eurove në ZZHTI Strumicë dhe ZZHTI Shtip.
Shkup, 28 dhjetor 2024 (MIA) - Ish-drejtori i ZZHTI-së, Jovan Despotovski sot pasdite demantoi se është arrestuar, pasi që disa mediume kumtuan se ai është arrestuar lidhur me rastin me mashtrimin e përfolur prej dy milionë eurove në ZZHTI Strumicë dhe ZZHTI Shtip.
"Lidhur me informatat të cilat u paraqitën në opinion për gjoja arrestim, dëshiroj ta informoj opinionin se të gjitha thëniet për një veprim të tillë janë të pasakta. Informatën e publikuar nga disa mediume e konsideroj si dezinformim të qëlimshëm apo të paqëllimshëm të opinionit. Për momentin, po i ndërmarr të gjitha hapat ligjir për mbrojtjen e nderit dhe imazhit tim", thekson Despotovski në demant.
Thekson se "qasja drejt tij edhe për institucionet edhe për mediumet deri më tani është konfirmuar në praktikë" dhe se asthu do të mbetet edhe në të ardhmen.
"Me të vërtetë pres që mediumet ta kontrollojnë saktësinë e informatave para publikimit të tyre, me qëllim që të evitohet përhapja e mëtejshme e dezinformimit", ceket në demant. ab/
foto: МIА arkivi