Autoritetet shqiptare lejuan shkarkimin e kontejnerëve me mbetje toksike të kthyera nga Tajlanda
- Një anije që transporton mbetje industriale toksike do të mund të shkarkohet në portin shqiptar Durrës, kumtuan sot autoritetet pasi iu refuzua hyrja në Tajlandë dhe kaloi muaj në det.
Tiranë, 8 nëntor 2024 (MIA) - Një anije që transporton mbetje industriale toksike do të mund të shkarkohet në portin shqiptar Durrës, kumtuan sot autoritetet pasi iu refuzua hyrja në Tajlandë dhe kaloi muaj në det.
Anija konteniere "Moliva" e cila lundron me flamur turk, për të cilën pretendohet se transportonte 102 kontejnerë të mbushur me mbetje toksike, mbërriti në ujërat pranë portit të Durrësit 10 ditë më parë.
Nuk iu lejua të ankorohej pasi porti dhe autoritetet e tjera punonin për të siguruar që kontejnerët e tij mund të ruheshin në një vend të sigurt.
"Por sot autoritetet portuale kumtuan se anija do të lejohet të shkarkojë kontejnerët. Pasi të shkarkohen, kontejnerët do të dërgohen në një vend të sigurt dhe do të hapen në mënyrë që përmbajtja të mund të ekzaminohet", kumtuan persona zyrtarë.
Kontenjerët u larguan nga Shipëria në fillim të korrikur, ndërsa sipas dokumenteve të autoriteteve doganore shqiptare të asaj kohe, ngarkesa e saj përbëhej nga mbetje industriale, përkatësisht “oksid hekuri”, eksporti i të cilave lejohet.
"Sidoqoftë, informacionet e dorëzuara deri te Basel Action Network (BAN), një organizatë joqeveritare që lufton eksportin e mbetjeve toksike në vendet në zhvillim, sugjeroi se ngarkesa në fakt përmbante pluhur nga furra elektrike (EAFD). Një hetim zyrtar për këtë çështje ka nisur më 16 gusht nga Prokuroria e Durrësit, shkruan Top Channel.
Në port tashmë ka forca policore që do të përfshihen në transportimin e sigurt dhe ruajtjen e kontenjerëve në një vend të caktuar nga autoritetet, në periferi të Durrësit.
Sipas dokumenteve në dosje, mbetjet vijnë nga uzina e çelikut "Kurum" në Elbasan, Shqipërina qëndrore, ish-kombinati metalurgjik i privatizuar nga kompania turke "Kurum".
Dërgimi i mbetjeve industriale nga vendet perëndimore për përpunim në vende tjera në zhvillim është një biznes global që vlerësohet të jetë me vlerë midis 44 miliardë dhe 70 miliardë euro në vit, sipar organizatave joqeveritare ekologjike. ls/