Armata meksikane vrau gjashtë emigrantë
- – Ushtarët meksikanë hapën zjarr ndaj një kamioni që bënte përpjekje ta shmangë kontrollin me çka vranë gjashtë persona. Automjeti transportonte 33 emigrantë, njoftoi Ministria meksikane e Mbrojtjes.
Meksiko Siti, 3 tetor 2024 (MIA) – Ushtarët meksikanë hapën zjarr ndaj një kamioni që bënte përpjekje ta shmangë kontrollin me çka vranë gjashtë persona. Automjeti transportonte 33 emigrantë, njoftoi Ministria meksikane e Mbrojtjes.
Në incident janë lënduar 10 emigrantë në afërsi të qytetit Huikstlla, në afërsi të kufirit me Guatemalën. Grupi ishte përbërë nga shtetas të Egjiptit, Nepalit, Kubës, Indisë dhe Pakistanit, por armata meksikane nuk e përmendi kombësinë e emigrantëve të vrarë.
Meksika është nën presion të SHBA-së që ta ulë numrin e emigrantëve të cilët mbërrijnë në kufirin meksikan-amerikan.
Ministria meksikane e mbrojtjes njoftoi se dy ushtarët të cilët kishin shtënë ndaj emigrantëve do të ndërrohen, ndërsa Gjykata Ushtarake do të fillojë hetim për incidentin. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s