• петок, 08 ноември 2024

Është kapur një i arratisur nga INP Burgu Kumanovë

Është kapur një i arratisur nga INP Burgu Kumanovë

Shkup, 3 tetor 2024 (MIA) – Në Shkup mbrëmë rreth orës 22:30 nëpunës të policisë nga Ekipi Operativ Hetime pranë SPB Shkup e kanë privuar nga liria A.A. (26) nga Shkupi, i cili me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup kërkohej për shkak të arratisjes nga INP Burgu Kumanovë.

MPB sot njoftoi se ai ishte dënuar me burg prej katër vjetëve dhe shtatë muajve lidhur me nenin 215 paragrafi 3 për veprën e kryer penale “prodhimtari e palejuar dhe lëshim në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. 

Gjithashtu, A.A, kërkohej edhe në lidhje me veprën penale sipas nenit 259 (zhvatje). Personi do t’i dorëzohet institucionit ndëshkues korrigjues. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

Остани поврзан