Vazhdoi gjykimi i katër shtetasve turq të akuzuar për ndihmë në vrasjen e një bashkëkombësi të tyre në një kafene në Shtip
- – Në Gjykatën Themelore të Shtipit sot vazhdoi procesi gjyqësor për katër shtetas turq të cilët u akuzuan se ndihmonin në kryerjen e veprës penale vrasje në një kafene në sheshin e qytetit “Slloboda” në maj të vitit 2025 në Shtip.
Shtip, 20 janar 2026 (MIA) – Në Gjykatën Themelore të Shtipit sot vazhdoi procesi gjyqësor për katër shtetas turq të cilët u akuzuan se ndihmonin në kryerjen e veprës penale vrasje në një kafene në sheshin e qytetit “Slloboda” në maj të vitit 2025 në Shtip.
I dyshuari i parë Kadir Kara, i cili e pranoi veprën dhe të cilit i ishte shqyrtuar dënimi me burg prej 17 vjet sot në gjykatë ishte në cilësinë e dëshmitarit. Ai në deklaratën e tij theksoi se nuk është njohur me dy nga tani të akuzuarit, përderisa me dy të tjerët njihej.
Më 8 maj të vitit të kaluar nga Shkupi ishin niur drejt Shtipit në drekë të përbashkët, ndërsa gjatë kësaj Kadir ka shkuar në kafe. Pas ngjarjes ka kontaktuar me tani personat e akuzuar dhe ishin nisur drejt Shkupit, por siç dëshmon pa u thënë se çka ka ndodhur. Para pikëpagesës Milladinovc kishte dalë nga vetura dhe ka filluar të vrapojë. Ai thotë se të akuzuarit e tjerë nuk dinin për atë çka ka ndodhur në kafenenë në sheshin në Shtip. Avokati Shenai Osmanov pret që gjykata të miratojë aktvendim lirues.
"Ne patëm një marrje në pyetje të dëshmitarëve, në të cilën përdorëm edhe të akuzuarin e parë si dëshmitar, dhe ai deklaroi qartë se nuk kishte as plan dhe as ndonjë organizim për kryerjen e krimit. Ne besojmë se mbrojtja do të vërtetojë pabazueshmërinë e akuzës bazuar në faktin se të akuzuarit e tjerë po akuzohen, dhe ne besojmë se do të kemi zgjidhje të mirë", deklaroi Osmanov.
Paraprakisht Kadir Kara e pranoi veprën vrasje dhe u dënua me burg prej 17 vjetëve. Ai vitin e kaluar më 8 maj në sheshin “Sloboda” në Shtip, me armë zjarri vrau një shtetas tjetër turk. fc/
Foto: MIA