Sallah bëhet futbollisti më i paguar në botë
- Pas nëntë sezoneve me trofe dhe çmime individuale, Mohamed Sallah në fund të këtij sezoni do të largohet nga Liverpulli. Para disa ditëve Sallah publikoi se një vit para skadimit të kontratës, do të largohet nga Enfild.
Liverpull, 3 prill 2026 (MIA) - Pas nëntë sezoneve me trofe dhe çmime individuale, Mohamed Sallah në fund të këtij sezoni do të largohet nga Liverpulli. Para disa ditëve Sallah publikoi se një vit para skadimit të kontratës, do të largohet nga Enfild.
Sulmuesi 33-vjeçar ka oferta nga disa klube nga Evropa (para së gjithash Italia), por me siguri destinacioni i tij i ardhshëm do të jetë Arabia Saudite dhe më së afërmi për nënshkrimin e tij është Al Itihad. Nga ky klub tanimë janë larguar N'Golo Kante dhe Karim Benzema.
Në klub janë të gatshëm për ofertë prej 100 milionë euro pagë vjetore (87 milionë funta) ose 1,67 milinë funta në javë. Në këtë moment paga e Sallahut në Liverpull është diçka më tepër se 20 milionë funta në vit.
Liverpulli i lejoi Sallahut të largohet pa dëmshpërblim. bsh/
Foto: EPA