Barcelona humbi ndaj Atletiko-s, PSZh mposhti Liverpulin në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve
- Barcelona humbi me 2:0 nga Atletiko Madrid në ndeshjen e parë të çerekfinales në Ligën e Kampionëve. Ndeshja u mbajt në stadiumin "Kamp Nou" në Barcelonë.
Barcelonë, 9 prill 2026 (MIA) - Barcelona humbi me 2:0 nga Atletiko Madrid në ndeshjen e parë të çerekfinales në Ligën e Kampionëve. Ndeshja u mbajt në stadiumin "Kamp Nou" në Barcelonë.
Në minutën e 44-të, katalanasit mbetën me 10 lojtarë pasi mbrojtësi Pau Kubarsi u përjashtua për një ndërhyrje ndaj Xhuliano Simeones. Gjyqtari Ishtvan Kovaç fillimisht i dha mbrojtësit karton të verdhë, por pas një rishikimi të VAR-it, ai e rrëzoi vendimin e tij dhe i dha Kubarsit karton të kuq.
Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 45-të me golin e Hulijan Alvarez. Në minutën e 70-të, Aleksandar Sorlot e ka rritur epërsinë e Atletikos.
Revanshi do të luhet në Madrid më 14 prill.
Në ndeshjen tjetër të mbrëmshme çerekfinale në ligën elitare të futbollit PSZH e mposhti Liverpulin gjithashtu me 2:0.
Golat për nikoqirët i arritën Kviça Kvaraçelia dhe Dezire Due.
Revanshi do të mbahet në Liverpul më 14 prill.
Foto: EPA