• среда, 21 јануари 2026

Prokuroria ngriti procedurë kundër një personi të dyshuar se me gur e ka thyer xhamin e derës së Ambasadës bullgare

Prokuroria ngriti procedurë kundër një personi të dyshuar se me gur e ka thyer xhamin e derës së Ambasadës bullgare

Shkup, 13 janar 2026 (MIA) - Prokuroria Themelore Publike-Shkup ngriti procedurë kundër një burri 55 vjeçar, të dyshuar se më 11 janar ka thyer me gur xhamin e derës së Ambasadës të Republikës së Bullgarisë në Shkup.

I dyshuari, siç citon Prokuroria, "nga urrejtja e ka dëmtuar derën e hyrjes të Ambasadës të Republikës së Bullgarisë, ashtu që me gur e ka thyer xhamin e derës dhe menjëherë ka ikur në drejtim të panjohur".

"Prokurori publik te gjyqtari i procedurës paraprake ngriti propozim për përcaktimin e masës së paraburgimit, me arsyetimin se ekzistojnë rrethana të cilat tregojnë rrezik nga arratisja, si dhe frikë se  i dyshuari mund ta përsërisë veprën", qëndron në kumtesë.

Sipas aktakuzës, personi ka kryer vepër penale "dëmtim i pronës së tjetrit" nga neni 243 paragrafi 2 i Kodit Penal. sa/

Foto: MIA Arkivi

 

Остани поврзан