• вторник, 17 март 2026

Pogaçe me ullinj dhe bimë mesdhetare

Pogaçe me ullinj dhe bimë mesdhetare

Kombinim i mrekullueshëm i shijeve të bimëve dhe ullinjve të zinj...

 Përbërësit:

400 gram miell i butë

1 lugë kripë

1 lugë sheqer

2 lugë vaj ulliri

1 maja e thatë

1.5 dl ujë i ngrohtë

Përbërja qe hidhet sipër : 

4 lugë vaj ulliri

15-20 ullinj të zinj

rozmarinë e tharë

rigon i tharë

një majë kripe

piper

Përgatitja:

Treteni majanë e thatë dhe sheqerin në ujë të ngrohtë dhe kur gjithçka të jetë kombinuar, shtojeni në enën në të cilin keni vendosur miellin, kripën dhe vajin e ullirit. Përziejini mirë të gjitha me duar dhe lëreni në enën me miell të mbuluar me pecetë të qëndrojë në vend të ngrohtë për rreth dy orë. Pastaj ngjsheni përsëri brumin në sipërfaqe me miell, shtypni ullinjtë (të prerë më parë përgjysmë) në të dhe shtrijeni në tepsi për pjekjeje me diametër 26 cm, të shtruar me letër pjekjeje. Shponi brumin me majë piruni ose me majat e gishtave (për të ndihmuar mbushjen të hyjë në të) dhe hidhni sipër mbushjen e përgatitur më parë, vajin e ullirit, rozmarinën e tharë, rigonin, kripën dhe piperin. Ndizni furrën në 200-220 (në varësi të furrës), ngroheni mirë dhe piqeni për 20-30 minuta. Mund ta hani edhe derisa është e ngrohtë.


 
 
 Foto: Freepik

Тагови

Остани поврзан