Nxënësit e shkollave të mesme nga Kumanova do të vizitojnë Kuvendin në kuadër të ngjarjes edukative “KAM QËNDRIM!“
- Nxënësit e SHМК “Pero Nakov“ - Kumanovë sot do të vizitojnë Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për aktivitetin edukativ “KAM QËNDRIM!“ në organizim të Institutit Parlamentar.
Shkup, 17 mars 2026 (MIA) - Nxënësit e SHМК “Pero Nakov“ - Kumanovë sot do të vizitojnë Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për aktivitetin edukativ “KAM QËNDRIM!“ në organizim të Institutit Parlamentar.
"KAM QËNDRIM" është një aktivitet i dedikuar për nxënësit e shkollave të mesme në vend dhe përfaqëson një simulim të procesit të shqyrtimit të një propozim-ligjit në Kuvend.
Qëllimi i "KAM QËNDRIM" është afrimi i punës së Kuvendit dhe procesit të miratimit të ligjeve më afër popullsisë së re, gjë që do të kontribuojë në zhvillimin e vetëdijes së tyre për demokracinë dhe do t'i inkurajojë dhe përgatisë ata për kritikë dhe përfshirje shoqërore dhe politike, kumtoi shërbimi për shtyp i Kuvendit. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s