• среда, 21 јануари 2026

Një kompani në mënyrë ilegale ka kryer shërbime postare dhe ka kontrabanduar dërgesa, padi penale ndaj dy personave

Një kompani në mënyrë ilegale ka kryer shërbime postare dhe ka kontrabanduar dërgesa, padi penale ndaj dy personave

Shkup, 15 janar 2026 (MIA) - Drejtoria e doganave informon se është zbuluar një rast me punë ilegale të një kompanie e cila ka kryer shërbime ndërkombëtare postare pa licencë adekuate, me ç'rast dërgesat postare i ka futur me automjet përmes vendkalimit kufitar, pa i paraqitur tek organet doganore.

Siç kumtoi sot Drejtoria e doganave, gjatë bastisjes në kompani janë gjetur 166 dërgesa postare me mallra të llojllojshme, me vlerë të përgjithshme prej pothajse 240 mijë denarëve.

"Inspektorët doganorë të Departamentit të Hetimeve, në një veprim të koordinuar me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Zyrën e të Ardhurave Publike, Agjencinë Postare dhe Inspektoratin Shtetëror të Tregut, kanë kryer një kontroll në një kompani që ofronte ilegalisht shërbime postare ndërkombëtare dhe kontrabandonte mallra. Gjatë  kontrollit, u gjetën gjithsej 166 dërgesa postare me mallra të ndryshme, me një vlerë totale prej gati 240 mijë denarësh. Mallrat e kontrabanduara u sekuestruan, dhe nga ana e inspektorëve u ngritën kallëzime penale kundër një personi juridik dhe një personi fizik për veprën penale të fshehjes së mallrave që janë objekt i kontrabandës dhe mashtrimit doganor", thuhet në kumtesë.

Konkretisht, kompania kryente trafik postar ndërkombëtar pa licencë të duhur, duke I transportuar dërgesat postare me mjete përmes pikave kufitare pa i deklaruar ato tek autoritetet doganore. Më pas ato i ruante ilegalisht  në një depo të cilën e posedonte me qëllim që ti transportonte deri te klientët, dhe për të cilat duhet të paguhej.

Drejtoria e Doganave do të vazhdojë të intensifikojë kontrollet dhe të koordinojë aktivitetet me qëllim zbulimin dhe parandalimin e të gjitha formave të kontrabandës dhe operacioneve të paligjshme, mbrojtjen e interesave financiare të shtetit dhe sigurimin e kushteve për konkurrencë të ndershme. ab/

Foto: Drejtoria e doganave

Остани поврзан