Në Argjentinë grevë e klubeve për shkak të akuzave kundër kryetarit të asociacionit të atjeshëm të futbollit
- Klubet argjentinase kanë rënë dakord që të mbajnë grevë nga 5 deri më 8 mars në shenjë proteste kundër ndjekjes penale të kryetarit të Asociacionit të Futbollit Argjentinas (AFA), Klaudio Tapia, raportoi AP.
Buenos Ajres, 24 shkurt 2026 (MIA) - Klubet argjentinase kanë rënë dakord që të mbajnë grevë nga 5 deri më 8 mars në shenjë proteste kundër ndjekjes penale të kryetarit të Asociacionit të Futbollit Argjentinas (AFA), Klaudio Tapia, raportoi AP.
Njoftimi për grevën pasoi pas thirrjes së Tapias për një seancë dëgjimore nga një gjyqtar më 5 mars në lidhje me keqpërdorimin e dyshuar të fondeve të sigurimeve shoqërore. Hetimi bazohet në një ankesë të paraqitur nga Agjencia qeveritare për Mbledhjen e të Ardhurave dhe Doganave (ARCA). mb/
Foto: EPA