• среда, 25 февруари 2026

Mançester junajted e mposhti Evertonin, Sheshko e shënoi golin e vetëm

Mançester junajted e mposhti Evertonin, Sheshko e shënoi golin e vetëm

Liverpul, 24 shkurt 2026 (MIA) - Mançester junajted e mposhti Evertonin me rezultat 1:0 mbrëmë në ndeshjen në terren mysafir të xhiros së 27-të të Premier ligës angleze.

Futbollisti slloven, Benxhamin Sheshko e shënoi golin e vetëm në minutëln 71. Sheshko hyri si zëvendësim në minutën e 58-të.

Në stinorin 2025/26, sulmuesi ka tetë gola dhe një asistim në 24 ndeshje.

"I besoj vetes, ndërkaq edhe lojtarët e tjerë më besojnë. Ata e dinë çfarë të presin nga unë kur hyj në terren. Gjithsesi, puna ime është t'i arsyetoj ato pritje", deklaroi slloveni pas ndeshjes.

Mançester junajted është i pamposhtur në gjashtë ndeshje të njëpasnjëshme (pesë fitore dhe një barazim). Ata u ngritën në vendin e katërt nga i pessti në tabelën e Premier ligës angleze (48 pikë pas 27 ndeshjeve). Evertoni (37 pikë pas 27 ndeshjeve) është në vendin e nëntë. ab/

Fotо: ЕPА

Остани поврзан