• среда, 04 февруари 2026

Mucunski nga Dubai: Ekonomia dhe digjitalizimi në fokus të vizitës, do të nënshkruhet memorandum ndërqeveritar për bashkëpunim

Mucunski nga Dubai: Ekonomia dhe digjitalizimi në fokus të vizitës, do të nënshkruhet memorandum ndërqeveritar për bashkëpunim

Shkup, 3 shkurt 2026 (MIA) - Ekonomia, digjitalizimi dhe rezultatet konkrete janë në fokus të vizitës, me një qëllim të qartë - përfitimet e këtyre aktiviteteve të ndihen drejtpërdrejt nga qytetarët, porositi ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, i cili së bashku me presidenten Gordana Siljanovska Davkova, po merr pjesë në Samitin botëror të Qeverive.

Në një video-mesazh të shpërndarë përmes profilit të tij në Fejsbuk, Mucunski informoi se do të realizojë takim me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, sheikun Abdullah ku do të nënshkruhet një memorandum ndërqeveritar për bashkëpunim në fushën e modernizimit të Qeverisë dhe administratës shtetërore.

Mucunski njofton gjithashtu më shumë takime dypalëshe me krerët e shteteve dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

"Nga sot deri të enjten, së bashku me presidenten Gordana Siljanovska Davkova, do të marr pjesë në Samitin botëror të qeverive në Dubai, një nga platformat kryesore globale kushtuar të ardhmes së qeverisjes, ekonomisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Në kuadër të vizitës, do të takohem me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, sheikun Abdullah ku do të nënshkruajmë një memorandum ndërqeveritar mirëkuptimi dhe bashkëpunimi në fushën e modernizimit të Qeverisë dhe administratës shtetërore.

Në margjinat e Samitit do të zhvillojmë edhe disa takime bilaterale me krerët e shteteve dhe përfaqësues të tjerë të lartë që synojnë thellimin e bashkëpunimit politik dhe ekonomik dhe përmirësimin e pozicionit ndërkombëtar të vendit. Ekonomia, digjitalizimi dhe rezultatet konkrete janë në fokus të vizitës, me qëllimin e qartë për të siguruar që përfitimet e këtyre aktiviteteve të ndihen drejtpërdrejt nga qytetarët", thekson ministri në video-mesazhin.

Foto: printskrin

Остани поврзан