• вторник, 17 март 2026

Mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpakoshme shiu

Mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpakoshme shiu

Shkup, 17 mars 2026 (MIA) - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme lokale shiu, të cilat në disa vende do të jenë më të bollshme. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor, e cila do të jetë më e theksuar përgjatë lumit Vardar. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga -1 deri në 4, ndërsa maksimale nga 11 deri në 15 gradë.

Në Shkup, paradite me vranësira, e pasdite me kushte për reshje të lehta shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të bjerë në 4, ndërsa maksimale do të arrijë 13 gradë.

Sipas DPHM-së, ditët në vijim do të jenë me vranësira të ndryshueshme me reshje lokale të herëpashershme shiu. Në disa vende reshjet do të jenë më të bollshme, ndërsa për shkak të zbritjes së një mase të ftohtë ajrore, në male dhe në disa vende më të larta do të ketë kushte që reshjet të shndërrohen në borë. Të mërkurën dhe të enjten do të fryjë erë mesatare, në disa vende më e përforcuar nga drejtimi lindor dhe verilindor, ndërsa nga e premtja do të fryjë erë veriore. Temperatura ditore do të ketë tendencë të ulet. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан