• четврток, 09 април 2026

MIA FLESH

MIA FLESH

18:00/ 8 prill/ 2026 

Shkup- Qeveritë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës sot lëshuan një Deklaratë të Përbashkët pas mbajtjes së sesionit të dytë të Dialogut Strategjik në Uashington, të udhëhequr nga Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski dhe Zëvendës Sekretari i Shtetit Kristofer Landau. Deklarata e Përbashkët është e disponueshme në ueb faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.

Shkup - Ligji për përfaqësim të drejtë, përveç përfaqësimit adekuat, do të përmirësojë cilësinë e punës së administratës, deklaroi sot kryeministri, Hristijan Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, i cili mori pjesë në rindërtimin e një rruge në komunën Shuto Orizarë. Ligji së shpejti duhet të hyjë në procedurë parlamentare, ka kaluar të gjitha filtrat e Qeverisë, ka marrë mendim pozitiv nga Komisioni i Venecias dhe përveç përfaqësimit të drejtë, do të ofrojë edhe cilësi, e cila, siç theksoi kryeministri, ndoshta nuk ka qenë në fokus deri më tani.

Shkup - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, thotë se armëpushimi në Gjirin Persik ka rezultuar në një rënie të vogël të çmimeve të naftës në bursat botërore, por se është shumë herët për të parashikuar se çfarë do të ndodhë në bursat javën e ardhshme. Lidhur me rritjen e çmimeve në supermarkete, theksoi se do të marrin masa varësisht nga zhvillimi i situatës, por se nuk do të tolerohet sjellje jotregtare nga zinxhirët e marketeve.

Shkup - Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, njofton për avancimin e punimeve në rrugën “Avram Pisevski” në Gazi Babë, ku aktualisht po realizohet kyçja e zonës në rrjetin e ujësjellësit. Me këtë investim, siç informojnë nga shërbimi për shtyp i komunës, sigurohet furnizim i qëndrueshëm me ujë dhe përmirësohen kushtet e jetesës për banorët e kësaj zone.

Shkup - Filloi rikonstruksioni i rrugës Brsjaçka Buna në komunën e Shuto Orizarës. Kryeministri Hristijan Mickoski, së bashku me ministrin e Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski, si dhe kryetarët e komunave të Qytetit të Shkupit dhe Shuto Orizarës, Orce Gjorgjievski dhe Kurto Dudush, sot pasdite inspektuan aktivitetet ndërtimore në rrugë. Duke uruar Ditën Ndërkombëtare të Romëve - 8 Prillin, ata paralajmëruan edhe projekte të tjera të planifikuara për të ardhmen në këtë komunë të Shkupit.

Shkup-  Brenda një deri në dy javësh do të përfundojë procedura administrative dhe financiare për vazhdimin e mbindërtimit të ndërtesës së re të Spitalit Klinik-Shtip, si dhe për ndërtimin e një objekti të ri për Fakultetin e Mjekësisë, dhe pranë tij një Konvikt Studentor, u përgjigj ministri i Shëndetësisë Azir Aliu nga foltorja parlamentare në një pyetje të bërë nga deputeti Blagoj Boçvarski, se kur do të vazhdojë mbidërtimi i Spitalit Klinik-Shtip.

Shkup- Ministrja e energjisë, minierave dhe burimeve minerale Sanja Bozhinovska, së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, në selinë e U.S. International Development Finance Corporation (DFC) në Uashington morën pjesën në nënshkrimin e një marrëveshjeje për mbështetje financiare në shumën prej 5 milionë dollarësh, e destinuar për kërkimin e mineraleve kritike në Maqedoni.

Shkup - Disa vende arabe sot vlerësuan armëpushimin dyjavor midis SHBA-së dhe Iranit dhe mirëpritën rihapjen e Ngushticës së Hormuzit. Ministri i Punëve të Jashtme të Omanit, Badr bin Hamad al-Busaidin, pasi Presidenti i SHBA-së Donald Tramp njoftoi një armëpushim të përkohshëm, në “Iks” publikoi se “rëndësia e intensifikimit të përpjekjeve për të gjetur zgjidhje tani mund t’i japë fund krizës që në rrënjë”.

Kiev - Presidenti i Ukrainës, Vollodimir Zelenski sot e ka përshëndetur armëpushimin mes SHBA-së dhe Iranit, duke theksuar se Kievi është i gatshëm të "përgjigjet me masë të njëjtë" nëse Moska i ndërpret sulmet.

Teheran - Përmes Ngushticës së Hormuzit sot kaluan dhjetë anije, prej të cilave katër iraniane, tregojnë të dhënat e kompanisë franceze për ndjekjen e qarkullimit detar AXSMarine.Nga kompania njoftojnë se nuk pritet që komunikacioni sot as përafërsisht të normalizohet, pasi të gjitha anijet duhet të marrin leje nga Irani, ndërsa industria e anijeve edhe më tej është tejet e kujdesshme.

Kuvajt - Kuvajti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, vetëm disa orë pas armëpushimit të shpallur mes SHBA-së dhe Iranit, njoftuan se i janë përgjigjur një "vale masive" të sulmeve me dronë, të orientuara ndaj impianteve të naftës dhe energjetike, edhe krahas armëpushimit të shpallur.

Uashington – Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp deklaroi se Irani tashmë ka pranuar një numër të madh të kushteve nga plani i tij prej 15 pikash për armëpushim, i përgatitur disa javë më parë.

Остани поврзан