12:00/9 prill /2026
Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski, në kuadër të vizitës së punës në Uashington, mori pjesë dhe mbajti një fjalim në një ngjarje të organizuar nga Këshilli Atlantik, kushtuar prioriteteve transatlantike të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Shkup - Në Regjistrin Elektronik Kombëtar të Rregulloreve (ENER), prej sot është i disponueshëm propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrjen dhe transplantimin e pjesëve të trupit të njeriut për qëllime mjekimi, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Shkup - Mosha mesatare e popullsisë është rritur prej 32,3 për qind në vitin 2000 në 41,8 për qind në vitin 2024. Pjesëmarrja e personave mbi 65 vjet rritet, ndërsa pjesa e brezave të rinj po ulet. Arsyeja kryesore për rënien demografike nuk është vetë nataliteti i ulët, por edhe emigrimi i popullsisë, citohet në Raportin përfundimtar të revizionit për revizionin e performancës me temën "Plakja e popullsisë".
Budapes - Nënpresidenti i SHBA-së, Xhej Di Vens, tha se SHBA asnjëherë nuk ka premtuar se do ta përfshijë Libanin në marrëveshjen për armëpushim me Iranin, edhe krahas asaj që në Teheran ndoshta u krijua një përshtyje tjetër. "Nëse Irani dëshiron negociatat të dështojnë për shkak të Libanit, kjo është zgjidhja e tyre", tha Vens para nisjes nga Budapesti, duke vlerësuar se kjo do të ishte "çmenduri".
Jerusalem - Xhamia Al-Aksa, e cila ishte e mbyllur që nga fillimi i luftës me Iranin, këtë mëngjes u rihap për lutjet e hershme, njoftoi organi fetar jordanian që menaxhon kompleksin në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit. Policia në Jerusalem dje njoftoi se nga mëngjesi do të heqë kufizimet në të gjitha vendet e shenjta në Qytetin e Vjetër, pas arritjes së një marrëveshjeje për armëpushim të përkohshëm në konfliktin me Iranin. Policia shtoi se qindra oficerë dhe vullnetarë do të jenë aktivë në sigurimin e qytetit.
Teheran - Kushtet e armëpushimit midis SHBA-së dhe Iranit janë shumë të qarta, dhe SHBA-ja duhet të zgjedhin nëse duan armëpushim apo jo, deklaroi shefi i diplomacisë iraniane, Abas Aragçi. "Kushtet mes Iranit dhe SHBA-së janë të qarta. SHBA-ja duhet të zgjedhin, ose armëpushim, ose vazhdim të luftës përmes Izraelit. Nuk mund të kenë të dyja", shkroi sot Aragçi në profilin e tij në X.
Teheran - Presidenti iranian Masud Pezeshkian sot e dënoi shkeljen e armëpushimit dyjavor midis Iranit dhe ShBA-së dhe paralajmëroi se Teherani do t'i përgjigjet "me vendosmëri" çdo sulmi. Në një bisedë telefonike me kryeministrin pakistanez Shahbaz Sharif, ai i dënoi sulmet e djeshme në ishujt Lavan dhe Siri, raportoi Iran Press TV.
Bejrut - Kryeministri libanez, Navah Salam shpalli të enjtën si ditë zie kombëtare pas një seri sulmesh izraelite dje, në të cilat, sipas burimeve të ndryshme, u vranë rreth dyqind persona. "Dita e enjte do të jetë ditë zie kombëtare për martirët dhe të plagosurit në sulmet izraelite, të cilat kishin për qëllim qindra civilë të pafajshëm dhe të pambrojtur", theksoi Salam në deklaratën e tij.
Islamabad - Delegacioni iranian sonte do të mbërrijë në kryeqytetin pakistanez Islamabad në biseda për zgjidhjen e konfliktit me SHBA-në dhe Izraelin, njoftuan mediat britanike, duke i'u referuar deklaratës së ambasadorit iranian në Pakistan. "Edhe krahas skepticizmit te opinioni iranian në lidhje me shkeljen sistematike të armëpushimit nga ana e regjimit izraelit (...), delegacioni iranian sonte mbërrin në Islamabad në bisedime serioze në bazë të premisës 10-të pikëshe të Iranit", shënoi ambasadori Reza Amiri Mogadam në platformën Iks.
Hjuston - Misioni "Artemis 2" dhe katër astronautët e NASA-s po përgatiten për rikthimin në Tokë nesër, pas udhëtimit në anën tjetër të Hënës, saktësisht, e përshkuan në rreth, në kapsulën "Orion". Me këtë, njeriu arriti pikën më të largët nga Toka në historinë e njerëzimit. Piloti i "Artemis 2", Viktor Glover, bashkë me kolegët e tij astronautë të NASA-s, Rid Vajzman dhe Kristina Koh, dhe astronauti kanadez Xheremi Hansen janë astronautët e parë në kuadër të programit "Artemis", i cili kushton disa miliarda dollarë dhe ka për qëllim të kthejë njerëzit në sipërfaqen e Hënës deri në vitin 2028 – para Kinës – dhe të vendosë praninë e SHBA-së në Hënë gjatë dekadës së ardhshme. Afatgjatë, planifikohet ndërtimi i një baze për misionet e mundshme të ardhshme në Mars.
Uashington - Ligjvënësit amerikanë do të tentojnë javën e ardhshme të votojnë sërishpër rezolutën për ndërprerje të luftës me Iranin dhe ta detyrojnë presidentin Donald Tramp të kërkojë leje nga Kongresi për çfarëdo lloj sulme të mëtutjeshme, deklaroi dje lideri i demokratëve në Senat, Çak Shumer, pak kohë pasi që Trampi kumtoi ndërprerje dyjavore të zjarrit. "Kongresi duhet ta konfirmojë autoritetin e vet, posaçërisht në këtë kohë të rrezikshme", tha Shumer në konferencën për shtyp në zyren e tij në Nju-Jork.
Uashington - Presidenti amerikan, Donald Tramp, deklaroi se anijet dhe aeroplanët ushtarakë amerikanë mbeten në afërsi të Iranit dhe kërcënoi me mundësinë e një veprimi ushtarak nëse Teherani nuk respekton marrëveshjen e nënshkruar. Trampi në platformën "Truth Social" shkruan se "të gjitha anijet, aeroplanët dhe forcat ushtarake amerikane, së bashku me municion dhe armatim shtesë, do të qëndrojnë në pozicionet brenda dhe rreth Iranit deri sa marrëveshja të respektohet plotësisht". Ai shtoi se, nëse marrëveshja nuk respektohet, "do të fillojë një krismë, më e madhe dhe më e fuqishme se gjithçka e parë deri më tani".