Mesfushori francez Kante në Fenerbahçe
- Gjiganti turk Fenerbahçe në ueb faqen e vet njoftoi se e ka angazhuar mesfushorin francez, N'golo Kante.
Stamboll, 4 shkurt 2026 (MIA) - Gjiganti turk Fenerbahçe në ueb faqen e vet njoftoi se e ka angazhuar mesfushorin francez, N'golo Kante.
Kante (34) iu bashkangjit ekipit si lojtar i lirë, pasi e ka prishur kontratën me Al-Itihad.
Mesfushori ka nënshkruar kontratë me ekipin turk deri në vitin 2028.
Fenerbahçe paraprakisht kumtoi se Al-Itihad e ka penguar transferin për shkak të problemit me dokumentacionin. Megjithatë, klubet më vonë kanë marrë miratim nga FIFA për ta përfunduar marrëveshjen. bsh/
Foto: EPA