• понеделник, 23 февруари 2026

Merci i akuzoi forcat ruse për nivelin më të thellë të barbarizmit dhe vlerësoi se Kremlini nuk e fiton luftën në Ukrainë

Merci i akuzoi forcat ruse për nivelin më të thellë të barbarizmit dhe vlerësoi se Kremlini nuk e fiton luftën në Ukrainë

Berlin, 23 shkurt 2026 (MIA) – Kancelari gjerman Fridrih Merc e akuzoi Rusinë se ka arritur “nivelin më të thellë të barbarizmit” në prag të përvjetorit të katërt të pushtimit rus në Ukrainë, njoftuan mediat franceze duke e cituar nga një ngjarje në Berlin të organizuar për mbështetje të Ukrainës. 

Merci gjithashtu tha se “Rusia nuk e fiton këtë luftë”. 

Moska “dëshiron të besojmë në këtë, por faktet janë krejt të ndryshme”, tha ai. 

Rezistenca e Ukrainës për sulmet ruse është më efikase se sa besohet shpesh, theksoi kancelari gjerman, duke i përmendur sukseset befasuese të forcave të Kievit në kohën e fundit. 

“Në shkurt pamë përparime të jashtëzakonshme territoriale nga forcat mbrojtëse të Ukrainës, ndërsa ekonomia ruse po shkatërrohet nën peshën e sanksioneve dhe veprimeve ushtarake - më shumë sesa mund të konkludojmë ndonjëherë nga mediat tona këtu”, tha Merci. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан