Çadi ka mbyllur kufirin me Sudanin pas vrasjes së pesë ushtarëve të tij
- Çadi ka mbyllur kufirin me Sudanin pasi pesë ushtarë të tij u vranë në përleshjet gjatë fundjavës të lidhura me luftën civile sudaneze, publikuan mediat britanike, duke cituar dy përfaëqsues të sigurisë së Çadit.
Nxhamena, 23 shkurt 2026 (MIA) - Çadi ka mbyllur kufirin me Sudanin pasi pesë ushtarë të tij u vranë në përleshjet gjatë fundjavës të lidhura me luftën civile sudaneze, publikuan mediat britanike, duke cituar dy përfaëqsues të sigurisë së Çadit.
Armata sudaneze dhe Forcat paraushtarake të mbështetjes së shpejtë (RSF) kanë luftuar që nga prilli i vitit 2023, ndërsa konflikti që periodikisht shtrihet në Çad.
Një person qeveritar në Nxhamena deklaroi se të shtunën pati një përleshje midis RSF-së dhe luftëtarëve besnikë të qeverisë sudaneze në qytetin kufitar Tine. Në luftime u vranë pesë ushtarë çadianë dhe tre civilë, ndërsa 12 persona u plagosën.
Një roje kufitare në Tine konfirmoi vdekjen e pesë ushtarëve dhe tha se nevojiteshin masa shtesë sigurie për të mbrojtur qytetarët e Çadit.
Dy përfaqësues të Çadit thanë se në zonë do të vendoset më shumë personel i armatës së Çadit.
Qeveria e Çadit sot kumtoi se kufiri do të mbetet i mbyllur deri në njoftim të mëtejshëm për shkak të "inkursioneve dhe shkeljeve të përsëritura të kryera nga forcat e përfshira në konfliktin në Sudan". Masa po merret për të "parandaluar rrezikun e përhapjes së konfliktit në territorin e Çadit, për të mbrojtur qytetarët dhe refugjatët e tij dhe për të garantuar integritetin territorial të vendit".
"Një gjë është e sigurt. Pa marrë parasysh nëse na pëlqen apo jo, Çadi tani duket se është palë në konflikt", tha Ahmat Jakub nga Qendra për hulumtime mbi zhvillimin dhe parandalimin e ekstremizmit me seli në Nxhamena.
Armata sudaneze dhe RSF-ja nuk kanë komentuar ende për situatën. rq/
Foto: arkivi i MIA-s