• среда, 21 јануари 2026

KSHZ i miratoi rregulloren për kompensime dhe vendimin për pagesë për personat e angazhuar në zgjedhjet e përsritura

KSHZ i miratoi rregulloren për kompensime dhe vendimin për pagesë për personat e angazhuar në zgjedhjet e përsritura

Shkup, 20 janar 2026 (MIA) - Komisioni shtetëror zgjedhor, unanimisht e miratoi Rregulloren për caktim të kritereve për kompensim të personave të angazhuar në procesin e prësëritur zgjedhor si dhe vendimin për pagesë të kompensimeve për personat e njejtë.

Në mbledhjen e sotme të 169-të kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko sqaroi se rregullorja paraqet dokument të domosdoshëm për dëmshpërblim të të gjitha kategorive të personave të angazhuar në zbatimin e zgjedhjeve të përsëritura që u mbajtën më 11 janar 2026 në komunat Gostivar, Mavrovë dhe Rostushë, Qendër Zhupë dhe Vrapçisht. Bëhet fjalë për persona nga shërbimi profesional i KSHZ-së, trupat ndihmës zgjedhorë, Enti shtetëror për statistika, trajnuesit e këshillave zgjedhorë, si dhe për mbështetje TI të përfshirë në procesin zgjedhor.

Pas përcaktimit të rregullores, Komisioni e shqyrtoi dhe e solli edhe vendimin për shumat konkrete që do t'u paguhen personave të angazhuar për periudhën dymujore në të cilën ishin të prëfshirë në përgatitjet dhe zbatimin e zgjedhjeve të përsëritura. Siç ishte theksuar në mbledhje, vendim të këtillë KSHZ sjellë pas secilave zgjedhje, me ç'rast kësaj radhe bëhet fjalë për angazhim më të shkurtë dhe numër më të vogël personash, duke e pasur parasysh përfshirjen e kufizuar të zgjedhjeve të përsëritura.

Në vazhdim të mbledhjes u konstatua se, pas përfundimit të të gjitha veprimeve zgjedhore dhe publikimit të rezultateve përfuindimtare, KSHZ ka obligim ligjor t'i rrumbullakësojë të gjitha procedurat administrative lidhur me zgjedhjet e përsëritura dhe të parashtrojë raport në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. ab/

foto: printskrin

Остани поврзан