• четврток, 03 октомври 2024

KB: Vendimi i Izraelit për ta shpallur Gutereshin “persona non grata” është një tjetër sulm i Tel Avivit ndaj stafit të KB-së

KB: Vendimi i Izraelit për ta shpallur Gutereshin “persona non grata” është një tjetër sulm i Tel Avivit ndaj stafit të KB-së

Nju Jork, 3 tetor 2024 (MIA) - Kombet e Bashkuara në lidhje me vendimin e Izraelit që ta shpall Sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh si "persona non grata", thonë se ky është edhe një sulm tjetër nga Tel Avivi ndaj stafit të KB-së”.

Zëdhënësi i KB-së, Stefan Duzharik përshëndeti mbështetjen e anëtarëve të Këshillit të sigurisë së KB-së për Gutereshin në seancën e Lindjes së Mesme dhe ka komentuar vendimin e Izraelit.

“E pamë këtë publikim me të cilin Izraeli e shpalli Sekretarin e përgjithshëm të KB-së si person të padëshiruar dhe këtë e shohim si deklaratë politike të kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu”, ka thënë Duzharik.

Duke theksuar se ky është "vetëm një sulm tjetër ndaj personelit të KB-së që kanë parë nga qeveria e Izraelit", Duzharik premton vazhdimin e bashkëpunimit mes KB-së dhe Izraelit "në nivel operacional dhe në nivele të tjera".

Ai më pas tha se KB-ja "nuk e pranon që koncepti 'persona non grata' ka të bëjë me personelin e saj".

“Këtë publikim e shohim si një deklaratë politike, më shumë se juridike”, theksoi Duzharik, duke theksuar se Gutereshi udhëton në vend vetëm me ftesë të një personi relevant.

Duzharik më tej ka deklaruar se në karrierën e tij 24-vjeçare nuk ka hasur kurrë në një deklaratë të tillë.

“Ka pasur momente kur ka pasur situata jashtëzakonisht të tensionuara mes Sekretarit të përgjithshëm dhe shteteve të ndryshme anëtare, por nuk më kujtohet një retorikë e tillë”, shtoi ai.

Ditë më parë, Izraeli bëri të ditur se e ka shpallur Gutereshin "persona non grata", duke ia ndaluar hyrjen në vend pasi ai bëri thirrje për depërshkallëzim të menjëhershëm në Lindjen e Mesme.

Foto: arkivi i MIA-s

Тагови

vranec_world_day_2024_300x250

Остани поврзан