Këshilli Gjyqësor në seancë urgjente do të vendosë për imunitetin e gjyqtarit Gjoko Ristov
- Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton se në seancë urgjente sot do të vendosë për marrjen e imunitetit dhe për miratimin e propozimin për arrest shtëpiak për gjyqtarin e apelit Gjoko Ristov.
Shkup, 20 janar 2026 (MIA) - Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton se në seancë urgjente sot do të vendosë për marrjen e imunitetit dhe për miratimin e propozimin për arrest shtëpiak për gjyqtarin e apelit Gjoko Ristov.
"Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut do ta mbajë seancën urgjente të 535-të, më 20.01.2026 (e martë), me fillim në orën 15:30, me propozim. Në rend dite janë debati dhe vendimmarrja me kërkesë të Gjykatës Themelore Penale në Shkup për marrjen e imunitetit të gjyqtarit dhe për miratimin e propozimit për arrest shtëpiak", qëndron në kumtesën e Këshillit.
Paraprakisht sot, Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionin te gjyqtari i procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore Penale në Shkup dorëzoi propozim që gjyqtarit të dyshuar Ristov t'i përcaktohet masa e arrestit shtëpiak.
Përveç kësaj mase, siç plotësuan, është propozuar edhe përcaktimi i masës së kujdesit - marrja e përkohshme e pasaportës ose ndonjë dokumenti tjetër për kalim në kufirin shtetëror, përkatësisht ndalesë për lëshimin e tij.
Gjyqtari i dyshuar i apelit akuzohen për veprat penale të fitimit dhe fshehjes së paligjshme të pasurisë (neni 359-1 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1), dhe larje parash dhe të ardhura tjera nga krimi (neni 273 paragrafi 1) sepse në shtëpinë e prindërve të tij në Negotinë, policia ka gjetur 350.000 euro të ngulitura në mur, për të cilët ekziston dyshimi se janë fituar në mënyrë të paligjshme. sa/
Foto: MIA arkivi