Debat publik për përcaktimin e propozim listës për zgjedhje të anëtarëve të KPMD-së
- – Komisioni kuvendor për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve sot do të mbajë seancë, në rend dite të së cilës është debati publik për përcaktimin e propozim listës nga kandidatët e paraqitur sipas Vendimit për shpalljen e konkursit publik për zgjedhje të anëtarëve të Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi.
Shkup, 20 janar 2026 (MIA) – Komisioni kuvendor për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve sot do të mbajë seancë, në rend dite të së cilës është debati publik për përcaktimin e propozim listës nga kandidatët e paraqitur sipas Vendimit për shpalljen e konkursit publik për zgjedhje të anëtarëve të Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi.
Për përbërjen e re të KPMD-së janë paraqitur gjithsej 14 kandidatë – anëtari aktual Limko Bejzaroski, Kire Vasilev, Usein Elezoski, Meri Ivanovska, Natasha Amdiu, Zhaklina Damçeska, Shemshi Sallai, Mile Stojanovski, Goran Neshevski, Nesime Jashari Luma, Irfan Limani, Elita Shuki, Daniela Stojanoska Zhingovksa dhe Xhihan Ahmed.
Komisioni përbëhet nga shtatë anëtarë, të cilët i zgjedh dhe shkarkon Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Anëtarët e Komisionit zgjidhen për mandat prej pesë vitesh, me të drejtë rizgjedhjeje të mëvonshme. Gjatë zgjedhjes së përbërjes së parë të Komisionit në përputhje me këtë ligj, katër anëtarë zgjidhen për mandat prej pesë vitesh, ndërsa tre anëtarë për mandat prej tre vitesh, me të drejtë rizgjedhjeje të mëvonshme. Nga radhët e anëtarëve të zgjedhur për mandat prej pesë vitesh, Komisioni zgjedh kryetar për mandat prej një viti, pa të drejtë rizgjedhjeje.
Për anëtar të Komisionit mund të zgjidhet person i cili është shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut; të ketë 240 kredi sipas EKTS-së ose shkallën VII/1 të arsimit dhe të ketë minimum shtatë vjet përvojë pune nga sfera e të drejtave të njeriut prej të cilave pesë vjet në sferën e barazisë dhe mos diskriminimit; në momentin e zgjedhjes me aktvendim të plotfuqishëm gjyqësor të mos i shqiptohet dënim me burg prej mbi gjashtë muaj ose ndalesë për kryerje të profesionit, veprimtarisë ose detyrës dhe të mos jetë bartës i ndonjë funksioni në parti politike.
Komisioni për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi është organ i pavarur i cili punon në përputhje me kompetencat e përcaktuara me Ligjin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi. Anëtarët e Komisionit duhet ta shprehin qëndrimin e shoqërisë në tërësi dhe gjatë zgjedhjes të anëtarëve të Komisionit zbatohen parimet për përfaqësim adekuat të të gjitha grupeve shoqërore, parimi i përfaqësimit adekuat dhe të drejtë të pjesëtarëve të bashkësive dhe pjesëmarrjes së balancuar gjinore. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s