Senati amerikan javën e ardhshme do të votojë për kufizim të autorizimeve ushtarake të Trampit
- Ligjvënësit amerikanë do të tentojnë javën e ardhshme të votojnë sërishpër rezolutën për ndërprerje të luftës me Iranin dhe ta detyrojnë presidentin Donald Tramp të kërkojë leje nga Kongresi për çfarëdo lloj sulme të mëtutjeshme, deklaroi dje lideri i demokratëve në Senat, Çak Shumer, pak kohë pasi që Trampi kumtoi ndërprerje dyjavore të zjarrit.
Uashington, 9 prill 2026 (MIA) - Ligjvënësit amerikanë do të tentojnë javën e ardhshme të votojnë sërishpër rezolutën për ndërprerje të luftës me Iranin dhe ta detyrojnë presidentin Donald Tramp të kërkojë leje nga Kongresi për çfarëdo lloj sulme të mëtutjeshme, deklaroi dje lideri i demokratëve në Senat, Çak Shumer, pak kohë pasi që Trampi kumtoi ndërprerje dyjavore të zjarrit.
"Kongresi duhet ta konfirmojë autoritetin e vet, posaçërisht në këtë kohë të rrezikshme", tha Shumer në konferencën për shtyp në zyren e tij në Nju-Jork.
Trampi u dakordua për ndërprerje të zjarrit të martën në mbrëmje, dy orë para afatit që ia parashtroi Teheranit për hapje të sërishme të ngushticës së Hormuzit ose do të përballej me sulme katastrofike ndaj infrastrukturës civile.
Kërcënimi i Trampit se "i tërë civilizimi do të zhduket sonte" shkaktoi shqetësim global dhe dënim nga demokratët, dhjetëra prej të cilëve kërkuan shkarkim të Trampit.
Konventat e Gjenevës të vitit 1949 për zhvillim humanitar të luftës ndalojnë sulme ndaj lokacioneve të cialt konsiderohen kritike për civilët.
Shumer, deklaratat e Trampit i quajti "johumane" dhe e kritikoi luftën për atë që nuk arriti ta dobësojë qeverinë e Iranit po ta kufizojë programin e tij bërthamor, përderisa çmimet e derivateve u rritën në mbarë botën. Irani pohon se programi i tij bërthamor është paqësor.
Shtëpia e Bardhë pohoi se veprimet e Trampit janë legale dhe në suaza të të drejtave të tij si komandant suprem për ta mbrojtur SHBA-në me urdhërim të operacioneve të kufizuara ushtarake.
Edhe pse Kushtetuta e SHBA-së kërkon nga Kongresi, dhe jo nga presidenti, të shpallë luftë, ai kufizim nuk i referohet operaconeve afatshkurta apo situatave ku vendi përballet me kanosje të drejtpërdrejtë.
Lideri i demokratëve në Dhomën përfaqësuese, Hakim Xhefris nga Nju-Jorku tha se ky trup duhet të votojë edhe për rezolutë për kufizim të luftës kundër Irnait. ab/
Foto: МIА arkivi