• вторник, 24 декември 2024

Rezultatet e para nga rivotimi i zgjedhjeve parlamentare

Rezultatet e para nga rivotimi i zgjedhjeve parlamentare

Shkup, 22 maj 2024 (MIA) - Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në ueb faqen e saj ka filluar me publikimin e rezultateve të para nga rivotimi i sotëm për zgjedhjet parlamentare dhe informon se të gjitha vendvotimet janë mbyllur në orën 19. 

Sipas të dhënave të publikuara në ueb faqen e KSHZ-së, në vendvotimin 1194 në Krushevë, nga 469 votues kanë votuan 337, tri fletëvotime kanë qenë të pavlefshme, ndërsa dalja në votime ka qenë 71,86 për qind. Më së shumti, 290 vota ose 86 për qind ka fituar koalicioni “Maqedonia juaj” e udhëhequr nga VMRO-DPMNE, 13,06 për qind ose 44 vota koalicioni “Për Ardhmëri evropiane” nga LSDM, ndërsa E Majta ka fituar një votë.

Në vendvotimin 1202 në Komunën e Krushevës nga 298 votues kanë votuar 111, dalja ka qenë 37.25 për qind dhe nuk ka fletëvotime të pavlefshme. Më së shumti 91 vota ose 81,98 për qind ka marrë koalicioni “Fronti evropian” i udhëhequr nga BDI, 13 vota ose 11,71 për qind ka marrë “Maqedonia juaj” dhe shtatë vota ose 6,31 për qind të votave i takojnë koalicionit me në krye LSDM-në.

Në vendvotimin 1272 në Komunën e Ohrit nga 711 votues kanë votuar 373 ose 52,46 për qind, ndërsa tetë fletëvotime kanë qenë të pavlefshme. Gjithsej 303 vota ose 81,23% mori "Maqedonia juaj", 27 vota ose 7,24% "Për Ardhmërinë evropiane", 12 vota ose 3.22% "Fronti evropian", 11 vota ose 2.95% ka siguruar E Majta dhe po aq ZNAM, ndërsa koalicioni “VLEN” ka një votë ose 0.27 për qind.

Në vendvotimin 1844 në Komunën e Strugës, nga 753 votues kanë votuar 483 ose 64,14 për qind dhe 10 fletëvotime të pavlefshme. Më së shumti, 366 vota ose 75,78 për qind ka marrë "Maqedonia juaj", 46 vota ose 9,52 për qind "Fronti evropian", "Për Ardhmërinë evropiane" 41 vota ose 8.49 për qind, E Majta 11 vota ose 2.28 për qind, "VLEN" 4 vota ose 0,83 për qind, ZNAM dy vota dhe "Maqedonia e bashkuar" dhe Partia punëtore nga një votë.

Në vendvotimin 1470 në Komunën e Dollnenit nga 658 votues kanë votuar 383 ose 58.21 për qind dhe janë shtatë fletëvotime të pavlefshme. Më së shumti ka siguruar “Fronti evropian” 234 vota ose 61,10%, “Maqedonia juaj” 80 vota ose 20,89%, “VLEN” 53 vota ose 13,84%, tetë vota ose 2,09% koalicioni "Për Ardhmëri evropiane” dhe koalicioni “Guximshëm për Maqedoninë” e GROM-it një votë.

Në vendvotimin 1470/1 në Dollnen nga 632 votues kanë votuar 350 ose 55.38 për qind, ndërsa një fletëvotim ka qenë i pavlefshëm. “Fronti evropian” ka siguruar më shumë vota 255 ose 72,86 për qind, “Maqedonia juaj” ka fituar 82 vota ose 23,43 për qind, “VLEN” shtatë vota ose dy për qind, “E ardhmja evropiane” dy vota ose 0,57 për qind, ZNAM dy vota dhe “Maqedonia e Bashkuar” një votë.

Për vendvotimin 2101 në Komunën e Zhelinës, rezultati ka qenë si vijon: 493 për koalicionin VLEN dhe 48 vota për Frontin Evropian.

Deri në orën 18:30, pjesëmarrja në rivotim ka qenë 55 për qind.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve më 18 maj miratoi njëzëri propozimin për përsëritjen e votimit në Njësinë zgjedhore 5 në vendvotimet 1470/1 dhe 1470 në komunën e Dollnenit, 1194 dhe 1202 në komunën e Krushevës, 1844 në komunën e Strugës dhe 1272 në Komunën e Ohrit si dhe në Njësinë zgjedhore 6 në vendvotimin 2101 në Komunën e Zhelinës.

foto: arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан