• четврток, 09 април 2026

Paraburgim për banorin e Manastirit i punësuar në një institucion arsimor, dyshohet për pornografi të fëmijëve

Paraburgim për banorin e Manastirit i punësuar në një institucion arsimor, dyshohet për pornografi të fëmijëve

Shkup, 3 prill 2026 (MIA) - Gjykata Themelore e Manastirit e pranoi propozimin për paraburgimin e banorit të dyshuar të Manastirit i punësuar në një institucion arsimor i dyshuar për pornografi të fëmijëve në rastin që është pjesë e një hetimi ndërkombëtar për keqpërdorimin e fëmijëve në internet, njoftojnë nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Prokuroria Themelore Publike e Manastirit solli urdhër për zbatimin e procedurës hetuese kundër banorit 31 vjeçar të Manastirit, i dyshuar për vepër penale prodhim dhe shpërndarje të pornografisë së fëmijëve. Siç njoftojnë nga Prokuroria, rasti është pjesë e një hetimi ndërkombëtar për keqpërdorim onlajn të fëmijëve, që rezultoi nga një aksion i udhëhequr nga Policia federale australiane. 

I dyshuari, i cili ishte i punësuar në një institucion arsimor gjatë periudhës kritike, nga prilli i vitit 2024 deri më 1 prill të vitit 2026, bleu dhe posedoi materiale pornografike me fëmijë në pajisjet kompjuterike shtëpiake. 

Procedura është rezultat i aktiviteteve para-hetimore të kryera në koordinim midis Prokurorisë Publike, SPB Manastir dhe Sektorit të Krimit Kibernetik dhe Forenzikës Digjitale të MPB-së. Aksioni rezultoi nga një njoftim i marrë nga Policia federale australiane, e cila kreu një operacion ndërkombëtar që synonte zbulimin e faqeve të internetit që shërbenin për shpërndarjen e paligjshme të këtij lloji të përmbajtjes. 

Në kuadër të aksionit, shërbimet australiane kanë identifikuar përdorues të cilët kanë qasje në faqet e internetit të kontestuara përmes adresave të caktuara IP-së, ku janë regjistruar edhe adresa të lidhura me Republikën e Maqedonisë së Veriut. Për informacionet e marra është dërguar një njoftim zyrtar tek organet kompetente të Maqedonisë. 

Nga Prokuroria kumtuan se kontrollet po vazhdojnë edhe në Shkup dhe qytete të tjera, me qëllim sqarimin e plotë të të gjitha rasteve të identifikuara që lidhen me këtë hetim ndërkombëtar. sa/

Foto: MIA arkivi

Остани поврзан