Një grua nga Tetova u mashtrua për 3.000 euro, pagoi një ndërmjetës por nuk mori vizë pune për Gjermani
- Një grua 32-vjeçare nga Tetova ka denoncuar se është mashtruar nga një person nga Tetova për shumën prej 3.000 eurosh. Sipas denoncimit, gjatë vitit 2024, ajo ishte marrë vesh me personin që t'i ndërmjetësonte për sigurimin e një vize pune për Gjermani, ndërsa shumën e parave ia kishte dhënë pjesë -pjesë.
Shkup, 23 shkurt 2026 (MIA)- Një grua 32-vjeçare nga Tetova ka denoncuar se është mashtruar nga një person nga Tetova për shumën prej 3.000 eurosh. Sipas denoncimit, gjatë vitit 2024, ajo ishte marrë vesh me personin që t'i ndërmjetësonte për sigurimin e një vize pune për Gjermani, ndërsa shumën e parave ia kishte dhënë pjesë -pjesë.
Siç informon MPB-ja, rasti është denoncuar, shërbimi nuk është kryer, ndërkaq kur tentoi të vendos kontakt me të dhe t'ia kërkoi paratë, ai filloi grindjen, ndërsa më vonë u bë i pakapshëm. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Foto: arkivi i MIA-s