• вторник, 24 декември 2024

Në NjZ 5 VMRO-DPMNE dhe BDI me më shumë vota se më 8 maj, ndërsa LSDM dhe "VLEN" me më pak – nuk ka ndryshime në mandate

Në NjZ 5 VMRO-DPMNE dhe BDI me më shumë vota se më 8 maj, ndërsa LSDM dhe

Shkup, 22 maj 2024 (MIA) - Në NjZ 5, koalicioni "Për Ardhmëri evropiane" udhëhequr nga LSDM më 8 maj ka pasur 26.904 vota, ndërsa tani me rivotimin e sotëm ka 26.668 ose 236 vota më pak. Koalicioni "Maqedonia juaj" me në krye VMRO-DPMNE-në më 8 maj ka pasur 73 916 vota, ndërsa tani ka 74 287 ose 371 vota më shumë, koalicioni "Fronti evropian" udhëhequr nga BDI ka pasur 27 013, ndërsa tani 27 278 ose 265 më shumë, E Majta ka pasur 9 926, ndërsa tani 9 850 ose 76 më pak, "VLEN" 11.067, ndërsa tani 10.793 ose 274 vota më pak, Lëvizja ZNAM 8.757, tani 8.671 ose 86 vota më pak.

Maqedonia e Bashkuar, Rodina Maqedoni, Demokratët dhe Avaja me rivotimin kanë një votë më pak, Partia punëtore dy vota më pak, Era maqedonase e tretë tre vota më pak, ndërsa tek koalicioni "Guximshëm për Maqedoninë" nuk ka ndryshime.

Sipas rezultateve të 8 majit, VMRO-DPMNE ka pasur 10 mandate në NjZ 5, Fronti evropian 4, LSDM tre dhe nga një mandat kanë E Majta, VLEN dhe ZNAM. Pas rivotimit nuk ka ndryshime në ndarjen e mandateve.

foto: printskrin KSHZ

 

Тагови

Остани поврзан