• четврток, 09 април 2026

Mickoski nga Ilindeni: Qeveria vazhdon me investime në arsim, po ndërtohet ndërtesë e re shkollore në SHFK “Goce Dellçev”

Mickoski nga Ilindeni: Qeveria vazhdon me investime në arsim, po ndërtohet ndërtesë e re shkollore në SHFK “Goce Dellçev”

Shkup, 4 prill 2026 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sot kryeu mbikëqyrje në aktivitetet ndërtimore të ndërtesës së re shkollore në SHFK "Goce Dellçev" në lagjen Ilinden.

Me këtë rast i përgëzoi të gjitha institucionet për përfshirjen në rritjen e kapacitetit të këtij objekti edukativ - arsimor, përkatësisht të kësaj shkolle fillore, projekt që, theksoi ai, do të thotë shumë për Komunën e Ilindenit.

"T’i uroj kryetarit të komunës, ministres së arsimit, këshilltarëve që e mbështesin punën e kryetarit, administratës në Komunën e Ilindenit, sepse Komuna e Ilindenit po transformohet, po ndërtohet dhe kjo është një gjë e mirë, e shkëlqyeshme, sepse siç tha edhe kryetari në deklaratën e tij, komplimentet më të mëdha vijnë nga mbështetja që puna e tij dhe puna e ekipit të tij marrin nga qytetarët. Të falënderoj edhe deputeten që vjen nga Komuna e Ilindenit, e cila lufton për çdo projekt shtesë për Komunën e Ilindenit", tha kryeministri i cili ishte i shoqëruar nga ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska. 

Ai nënvizoi se pret që edhe shumë projekte të tilla të sukseshme të realizohen në periudhën e ardhshme. 

"Kështu që, kur analizohen të gjitha, gjithmonë arrijmë në një rezultat që është sukses dhe unë do të doja që edhe shumë suksese të tilla të na ndodhin në periudhën që vjen. Falënderim edhe për qytetarët e Komunës së Ilindenit që në vazhdimësi e mbështesin punën e Qeverisë, ndërsa ne si Qeveri do të vazhdojmë të realizojmë projekte në të gjithë territorin e Maqedonisë", tha kryeministri Mickoski duke shprehur bindje se do të realizohen edhe shumë projekte të tilla. fc/

Foto: Qeveria

Остани поврзан