Mickoski: Janë plotësuar kushtet që t'i ulim akcizat për dizelin për 4, ndërsa për benzinat për 2 denarë për litër
- – Janë përmbushur kushtet që t’i ulim akcizat për dizelin për 4 denarë, ndërsa për benzinat për 2 denarë për litër, porositi sot kryeministri Hristijan Mickoksi nga Komuna Ilinden dhe shtoi se për nesër në orën 11 tashmë është caktuar mbledhje e Qeverisë për miratimin e masave për mbrojtje nga shtrenjtimi i karburanteve.
Shkup, 4 prill 2026 (MIA) – Janë përmbushur kushtet që t’i ulim akcizat për dizelin për 4 denarë, ndërsa për benzinat për 2 denarë për litër, porositi sot kryeministri Hristijan Mickoksi nga Komuna Ilinden dhe shtoi se për nesër në orën 11 tashmë është caktuar mbledhje e Qeverisë për miratimin e masave për mbrojtje nga shtrenjtimi i karburanteve.
“Bursa e naftës u mbyll të enjten për shkak të festave të Pashkëve dhe llogaritjet tona tregojnë se nafta duhej të shtrenjtohej me rreth 7 denarë, ndërsa benzina me 1,5 deri në dy denarë. Me ndryshimin e akcizave, supozoj se çmimi i naftës të hënën do të korrigjohet me rreth 3 denarë. Duke marrë parasysh që zbritja e dhënë nga Okta prej 3 denarësh për naftën po skadon ngadalë por me siguri, do të rinovojmë bisedimet me ta për të parë nëse do ta vazhdojnë zbritjen. Nëse e vazhdojnë më tej, nuk do të ketë rritje për naftën nga çmimi maksimal i përcaktuar nga Komisioni Rregullator i Energjisë. Për benzinën, kjo do të thotë se do të bëhet më e lirë me rreth gjysmë denari, dhe nëse Okta vazhdon zbritjen prej dy denarësh për litër, kjo do të thotë se do të kemi ulje tjetër prej 2,5 denarësh në çmimin e benzinës”, deklaroi Mickoski dhe shtoi se sigurisht që kjo do të reflektohet në Buxhet.
Akciza e ulur, siç tha, do të ndikojë me dhjetëra milionë euro në Buxhet, por shtoi se në Buxhet ka mjaftueshëm mjete për shkak të punës së duhur.
Paralajmëroi se edhe për dy javë do të vazhdojë edhe masa për TVSH të ulur për karburantet prej 10 për qind, ndërsa për më tutje, siç tha, do të ndiqet gjendja dhe do të reagohet me kohë. fc/
Foto: Printskrin