Mickoski: Edhe në kushte të krizës më të madhe energjetike, pagat po rriten, deficiti dhe inflacioni po ulen, ndërsa kemi rritje reale prej 3.5 për qind kur në Evropë është pothuajse një për qind
- Edhe në kushte të krizës epike, historikisht më të madhe energjetike, pagat po rriten, deficiti dhe inflacioni po ulen, paguajmë taksën e solidaritetit dhe kemi rritje reale prej 3,5 për qind kur në Evropë është pothuajse një për qind. Pavarësisht gjitha sfidave, ne po përballemi dhe në vend që të gjunjëzohemi, po dërgojmë mesazh stabiliteti, sigurie dhe ndihmojmë, tha sot nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Hristijan Mickoski.
Shkup, 26 mars 2026 (MIA) - Edhe në kushte të krizës epike, historikisht më të madhe energjetike, pagat po rriten, deficiti dhe inflacioni po ulen, paguajmë taksën e solidaritetit dhe kemi rritje reale prej 3,5 për qind kur në Evropë është pothuajse një për qind. Pavarësisht gjitha sfidave, ne po përballemi dhe në vend që të gjunjëzohemi, po dërgojmë mesazh stabiliteti, sigurie dhe ndihmojmë, tha sot nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Hristijan Mickoski.
Duke u përgjigjur në pyetjen e deputetëve, Mickoski tha se Ministria e Financave po konsolidon deficitin e trashëguar buxhetor prej mbi 4.5 për qind të BPV-së.
Në kontekstin e investimeve kapitale, kryeministri theksoi se pret që prokurori i ri i shtetit të fusë së pari në agjendë të gjitha raportet e revizionit që lidhen me punën e NPRRSH dhe Ministrisë së Transportit për të parë se kush bëri çfarë.
"Vitin e kaluar, rritja reale e BPV-së ishte afërsisht 3.5 për qind, ndërsa ajo nominale mbi tetë për qind. Nëse kësaj i shtojmë rritjen e BPV-së në vitin 2024 prej tre për qind ose nominalen mbi gjashtë, atëherë mund të them se këto gjashtë tremujorë kanë pasur një rritje mesatare prej pothuajse 3.5 për qind për tremujor. Qeveria e mëparshme në 28 tremujorët e saj ka pasur një rritje mesatare prej dy për qind. Edhe gjashtë tremujorët e parë janë nën dy për qind. Nëse i krahasojmë me tonin, ndryshimi është përsëri 2:1, dhe meqenëse përmendin masat e Kovidit, harrojnë se gjatë periudhës së koronavirusit, përveç kryerjes së një ryshfeti brutal, epik në zgjedhjet e vitit 2020 dhe miratimit të dekreteve në pesë deri në dymbëdhjetë, ata gjithashtu rritën borxhin shtetëror dhe publik me 10 për qind të BPV-së, duke hedhur më shumë se një miliard euro në erë, domethënë në ryshfet. Kjo rritje në këto gjashtë tremujorë, prej 3.5 për qind është në kushte kur rritja në Evropë është mezi një për qind. Nëse krahasojmë çdo periudhë, madje edhe atë më të suksesshmen në vitet 2006-2008, do të shohim se atëherë rritja në BE ishte kaq e madhe, kishte parakushte për atë rritje, ndërsa tani kemi 3.5% rritje reale në kushte kur në Evropë është pothuajse 1 për qind, kështu që e gjithë kjo ka rëndësi", shpjegoi Mickoski.
Ministria e Financave përsëriti se po konsolidon deficitin buxhetor nga një nivel të trashëguar prej pak mbi 4.5 për qind të BPV-së.
"Por pavarësisht të gjithave, në kushte krize, kemi rritjen më të lartë në rajon për vitin 2025 dhe tani po shkojmë edhe më lart, me rritje reale më të lartë se deficiti buxhetor, që do të thotë se e kemi konsoliduar situatën", theksoi Mickoski.
foto: printskrin