• четврток, 09 април 2026

Mickoski: Buxheti është në gjendje të mirë falë punës së qeverisë

Mickoski: Buxheti është në gjendje të mirë falë punës së qeverisë

Shkup, 4 prill 2026 (MIA) - Buxheti është në gjendje të mirë dhe ka fonde të mjaftueshme shkaku i punës së kësaj Qeverie, tha kryeministri Hristijan Mickoski dhe për këtë arsye siç shton ai, "mund të miratohet masa për uljen e akcizës për karburantet e cila do të amortizojë rritjen e çmimeve".

Akciza e ulur, siç tha ai, do të ndikojë në Buxhet me dhjetëra milionë euro, por shtoi se ka fonde të mjaftueshme buxhetore dhe një masë e tillë mund të miratohet.

"Po shlyejmë borxhet e vjetra nga qeveria e mëparshme e LSDM-së dhe BDI-së. Duhet të shlyejmë borxhe të vjetra prej 2.5 miliardë euro. Kësti i parë prej 25 milionë euro për taksën e solidaritetit tashmë është paguar, do të zbatohen të gjitha marrëveshjet kolektive që kemi nënshkruar, si dhe masat për të ndihmuar qytetarët. Dallimi është se ne nuk vjedhim për këtë arsye ka para të mjaftueshme në Buxhet", theksoi Mickoski gjatë pjesëmarrjes në aktivitetin për ndërtimin e një ndërtese të re shkollore në kuadër të shkollës fillore "Goce Dellçev" në lagjen Ilinden.

Ai thotë se parashikimet dhe pritjet e tyre janë që e gjithë kjo krizë do të zgjasë.

"Duhet të përgatitemi për një vit të vështirë, por në çdo rast, ne jemi këtu për të monitoruar të gjitha këto gjëra dhe për të reaguar në bazë të prioriteteve. Duhet të kalohet kjo periudhë dhe jo për të llogaritur të ardhurat, fitimin, etj. Po përgatitemi për një periudhë më të gjatë dhe më të vështirë. Edhe para kësaj krize, ne planifikuam të kemi një ribalanc të buxhetit diku nga fundi i qershorit. Analizat fillestare tashmë po bëhen, pres që të jetë gati në maj dhe të kalojë në procedurë qeveritare, të dorëzohet në procedurë parlamentare në qershor, ndërsa në korrik të fillojmë me buxhetin e dalë nga ribalanci", shpjegoi Mickoski.

Foto: printskrin

 

Остани поврзан